Kapiteneria Situate e rende ne Durres dhe Vlore
Kapiteneria e Pergjithshme e Porteve ne Durres ka konfirmuar se koha e keqe me shi dhe shtrengate ka sjelle probleme ne portet kryesore ne vend. Burime prane kapitenerise pohuan per standard se rajonet e Vlores dhe te Durresit jane perfshire dy net me pare nga fortunali detar ndersa parashikohet qe dhe per dy ditet e ardhshme moti te jete i paqendrueshem. Si pasoje e motit te keq ne portet e Durresit dhe Vlores dje kane mberritur me vonesa tragetet e linjes Bari ndash Durres Ankona ndash Durres Vlore ndash Brindizi. Ndersa ne pritje prej oresh kane qendruar pasagjere qe pritet te nisen per ne Brindizi. Reshjet e shiut dhe era e forte qe kane nisur prej oreve te nates pritet te vazhdojne edhe me tej me nderprerje. Kjo situate eshte rrjedhoje e perfshirjes se rajonit ne nje zone me presion te ulet barik cka eshte shoqeruar edhe me ndryshimin e eres ne drejtim te jugperendimit karakteristike per fillimin e reshjeve te shiut. Specialistet e lundrimit detar ne kapiteneri thane se krahas kesaj kushtet e lundrimit jane perkeqesuar ndersa vlerat e temperaturave kane shenuar nje ulje te konsiderueshme krahasuar me nje dite me pare ne 2-3 ditet e para te javes era do te fryje ne drejtimin jug-jugperendim me shpejtesi nga 6-8 m/sek deri 10-12 m/sek ne afersi te bregut te detit. Temperaturat e ajrit do te arrijne vlerat maksimale ne 19-21 grade celsius dhe ato minimale ne 10-12 grade celsius. Valezimi ne hapesiren detare brenda gjirit te Durresit dhe Vlores do te arrije ne 2-3 balle dhe ne det te hapur 6-7 balle. Nderkaq edhe tragetet e linjes Bari ndash Durres po ankorohen ne port me vonesa nga 1-3 ore si pasoje e detit te trazuar ne pjesen qendrore dhe jugore te Adriatikut. Era me drejtim nga juglindja dhe me shpejtesi deri ne 15 metra ne sekonde e ka veshtiresuar me tej lundrimin e trageteve drejt Durresit shtuan burimet e kapitenerise sipas te cilave nuk ka pasur probleme per anijet qe ndodhen ne radhe dhe ne basenin portual.