Kur shqiptaret thyen per here te pare muret

A ka nje moment ne Shqiperi qe i perngjan atij te djeshmit... Dje kur nga foltorja e tij kryeministri njoftoi se kishim fituar liberalizimin e vizave te pakte jane ata qe nuk e kane ndjere ngushtimin ne kraharor qe perftohet nga emocione te forta qe vijne kryesisht nga e panjohura e pakuptueshme. Dje e panjohura ishte liria e porsa fituar. Liria e te menduarit se edhe si shqiptar me pasaporte qe ka per simbol shqiponjen do mund te kalosh kufijte qe deri me dje dukeshin aq larg dhe aq te pamundur. Njerezit me dhe pa mundesi kane filluar tashme te bejne plane e ndersa merziten apo bezdisen ne radhe per nje pasaporte biometrike e kuptojne se kjo ndryshe nga e para ka nje vlere me te larte e me te rendesishme ja vlen mundi. Por ngushtimi ne kraharor mbetet. Eumlshte si te kesh frike se je ne enderr e mund te zgjohesh e endrra zhbehet. Eumlshte njesoj si ate dite 20 vjet me pare kur mijera shqiptare thyen muret e ambasadave dhe fituan lirine duke care murin komunist duke vuajtur per dite me radhe mes endrres dhe zhgjendrres e ankthit se gjithcka mund te merrte fund e regjimi o do i kthente pas o do i vriste te tere. Ja pse sot ja vlen te kujtojme pikerisht ato dite pa te cilat ndoshta nuk do ishte e sotmja ku edhe mund te ndjejme se kemi fituar dicka...
Kujtimet e nje ambasadori qe hapi dyert e la dritat ndezur
Werner Daum ambasadori i RFGJ ne Shqiperi ne vitet 1987-1990 tregon ne interviste per Deutsche Welle-n si u hap ambasada e RFGJ-se ne Shqiperi dhe ngjarjet e korrikut 1990.
Kam degjuar se kur Ju keni qene nje here ne Shkoder dikush Ju ka folur ne rruge dhe ju ka thene Ju lutemi te beni dicka per ne kurse Ju i jeni pergjigjur Ju duhet te beni dicka vete per veten tuaj ne menyre qe ne tlsquo ju ndihmojme. A eshte e vertete kjo
Mund te jete me siguri e vertete megjithese ky rast konkret mua tani nuk me kujtohet por kjo eshte nje fjali qe une e kam thene shume here. Situata ndryshoi ne vitin 1990 ne menyre radikale. Nga fillimi i vitit 1990 shqiptaret fituan guxim ata degjuan ne televizion se ne vendet e tjera komunistet u perzune nga pushteti ata kishin pare fotografite e rrezimit te murit te Berlinit ata fituan guximin te flasin me shume me njeri-tjetrin ata degjonin nga radiot italiane apo greke ndoshta edhe nga Deutsche Welle kete une nuk e di se cfare po ndodhte ne bote dhe papritur ata nuk kishin me frike. Dhe nese nje popull nuk ka me frike atehere qeveria nuk eshte ne gjendje ta kete kontrollin. Nga fillimi i vitit 1990 njerezit filluan te me flisnin si ne Tirane edhe ne Shkoder por vecanerisht ne Shkoder. Une ne ate kohe levizja ne shume qytete si ne Tirane Shkoder Elbasan Sarande dhe shpesh zbrisja nga makina dhe levizja me kembe. Keshtu une kam shkuar ne kembe ne keshtjellen e Rozafes dhe me kujtohet qe kam takuar nje grup vajzash simpatike me te cilat kam biseduar jo vetem rreth politikes. Une kam levizur me qellim neper rruge kam shkuar neper kafene dhe njerezit me flisnin.
Cfare ndryshimi krahasuar me vitin 1987 Javet e para pasi kisha arritur ne Shqiperi shkova ne nje kafene ne Tirane nje kafene e madhe emri i se ciles nuk me kujtohet por ku kishte vetem burra une zura nje vend qe ishte i lire. Menjehere tre burra qe ishin ulur ne ate tavoline u ngriten dhe u larguan. Ata ma lane tavolinen mua dhe une u thashe Miredita. Pashe nderkaq 50-te apo 60-te burra perreth meje qe ishin kthyer nga une dhe me veshtronin te heshtur. Kamerieri me solli nje kafe dhe nje pjate me mjalte keto ishin ato qe ai mund te me ofronte por gjithkush perreth heshtte. Tre vjet me vone kur une shkoja ne nje kafene te gjithe me flisnin dhe une e kuptova dhe njoftoja ne shtepi ne Bon se rregjimit po i vjen fundi njerezit nuk kane me frike. Por asnje nuk donte te me besonte madje as qeveria shqiptare nuk e besonte. Ata mendonin se kishin kontrollin mbi vendin.
A do ta besonit Ju qershorin e vitit 1990 se shqiptaret nje muaj me vone do te kerkonin strehim ne ambasadat perendimore ne Shqiperi
Jo kjo per mua ishte nje surprize e plote dhe une mendoj se kjo ishte nje surprize edhe per vete shqiptaret. Qe nje gje e tille do te ndodhte ishte per mua e qarte. Disa vjet me vone une kam lexuar disa raporte qe kisha shkruar. Keshtu ne Mars une i shkruaja Bonit se Shqiperia po shkon ne drejtim te duhur se regjimi nuk mund te ekzistoje me per nje kohe te gjate. Kisha degjuar se ne Lac 15 mije katolike ishin mbledhur ne diten e Shen Ndout por qeveria nuk i ka vrare ata. 20 vite me pare ata do te ishin pushkatuar te gjithe. Per mua ishte e qarte se kur ndodh dicka e tille kjo eshte pika e ktheses. Une do te thoja se mbledhja e 15 mije njerezve ne Lac ishte nje pike kthese. Per mua situata ishte e qarte dhe une kete ia kam komunikuar Bonit me shkrim por edhe ne perputhje me kete ka qene sjellja ime ne rruge.
Erdhi fillimi i korrikut dhe papritur ambasada gjermane u mbush me 3200 shqiptare qe kerkonin te largoheshin nga Shqiperia. Si arritet Ju ta mbani situaten nen kontroll
Une dua te them se nuk ishin 3200 por 3199 por nuk ishte se shqiptaret erdhen ne ambasaden gjermane. Shqiptaret e pare shkuan ne ambasaden greke une kisha shume miqesi me ambasadorin grek ai quhej Kakabasis fliste perfekt gjermanisht kishte ndjekur nje shkolle gjermane ai ishte miku im me i mire nder diplomatet. Ai nuk ishte vetem nje mik qe fliste gjermanisht si une por ne ishim edhe komshinj pasi ambasada greke ndodhej direkt prane ambasades gjermane. Natyrisht qe shqiptaret erdhen fillimisht ne ambasaden greke sepse ata ishin shqiptare qe vinin nga Jugu i Shqiperise dhe qe flisnin greqisht dhe mendonin se ndoshta ambasada greke mund tacutei ndihmonte ata. Te paret ishin rreth 15 deri 25 veta te tjere shkuan tek ambasada egjiptiane italiane disa shkuan tek ambasada franceze. Dhe une u deshperova qe deri ne ato momente asnje nuk kishte ardhur ne ambasaden gjermane. Mua me vinte turp dhe mendova se nuk eshte e mundur qe njerezit te kerkojne strehim tek egjiptianet greket apo italianet por jo tek ne. Dhe me ndergjegje te plote i thashe punonjesit te sigurimit te kufirit federal se qe sot e tutje ambasada do te jete e ndricuar ne mbremje qe te gjitha dritat do te ndizen dhe se porta e madhe qe sheh nga rruga do te lihet e hapur qe te bjere ne sy kanati i deres nuk do te jete i hapur fare por i pakycur dhe kjo duhej te ishte e dukshme. Une nuk mund ta duroja qe njerezit nuk te mos kerkonin strehim ne ambasaden gjermane. Kjo mori dhene dhe njerezit e pare erdhen pastaj erdhen te tjere pastaj nje kamion qe prishi murin rrethues te godines. Une keto veprime i pershendeta por tani dua te them qe kjo nuk u pershendet nga qeveria ime dhe kjo mu tha ne telefon. Une komunikoja me qeverine ne Bon vetem nepermjet linjes telefonike satelitore pasi nuk mund te dergonim fakse apo te shkruanim letra. Duhet thene se qeverite flasin per demokraci diteve te diela por ne aktivitetin e tyre ato e kane per detyre te ruajne stabilitetin dhe jo te bejne nje nderhyrje aktive. Asnje qeveri nuk do qe ambasada e vendit te saj te mbushet me azilkerkues. Dhe keshtu vazhdoi dhe une sot jam shume e kenaqur qe e kam bere kete madje edhe pse ne kundershtim me porosite e qeverise sime.
Autore Vilma Filaj- Ballvora me shkurtime
Ikja e madhe per te mos u kthyer
Edgar Xhunior Cani ishte 11 muajsh me 4 korrik 1990 ai nuk ishte i vetedijshem qe i ati qe quhet po ashtu Edgar e ema dhe nje kusheri pergjonin nga dritarja e nje ballkoni te nje miku te tyre dyert e ambasades italiane. Disa dite me pare duke filluar masivisht nga 2 korriku shqiptaret kishin thyer dyert e ambasadave dhe ishin dyndur ne to. Pas oresh ankthi dhe pritjeje Edgar Cani i rrituri ne kete rast mori nje sinjal se dyert ishin hapur te kater prej atij momenti u futen nga hekurta e ambasades per te qene pjese e atyre shqiptareve qe iknin duke besuar se nuk do te ktheheshin kurre sic na tregon sot Edgari i rrituri. Prej asaj kohe gjerat ne vendin qe braktisej per te mos u kthyer asnjehere ndryshuan ne menyre te vrullshme dhe Edgari bashke me 8 prej atyre qe me 1990 mendonin se po iknin per gjithmone jane kthyer ne Shqiperi. Kam 5 apo 6 vjet qe jam kthyer nuk jetoj dot larg qe ketu - thote ai ndersa na tregon se edhe miqte ne kafen qe po pinim prane Presidences pak qindra metra nga vendi ku ai 20 vjet me pare vendosi te ikte pergjithmone ishin kthyer per te qendruar ketu.
Bodinaku Isha i vendosur ti bija murit
Ylli Bodinaku qe me 2 korrik cau me kamionin e tij murin e ambasades gjermane drejton sot nje servis automjetesh ne periferi te Tiranes. Sot ai tregon per jeten e tij dhe kthesen qe i dha asaj Gjermania. Ai nuk e quan veten hero. Por keshtu e ka quajtur ate ne mbremjen e 2 korrikut 1990 ministri i Jashtem i atehershem i Gjermanise Hans Dietrich Genscher.Ylli Bodinaku kujton si sot ate mbremje kur i ra murit te pasme te ambasades gjermane dhe hyri brenda me kamionin e tij te ngarkuar me gruan dy djemte njerin 11 vjec dhe tjetrin foshnje dy muajsh me shoke miq me plot 36 vete. Dhjetera te tjere vershuan me pas ne ambasaden gjermane nga muri qe ai rrezoi. Ate mbremje ne Bon u raportua qe ne ambasaden gjermane ishin futur menjehere 86 vete. Punonjesit e ambasades na mblodhen dhe na lexuan nje faks qe kishte derguar Gensche-ri. Shoferi bashke me te tjeret jane heronj te demokracise shqiptare. Ata shemben murin e Berlinit te Shqiperise. Keshtu thoshte fjale per fjale Genscher-i ne faksin e tij sjell ai ndermend.
Shembjen e atij muri Ylli e kishte projektuar ne endrrat e tij me te guximshme qe nuk e thyen prej torturave te Sigurimit te shtetit ne Tirane. Ideja se nje dite ai do ti binte atij muri e mbajti gjalle me pas ne qeline e burgut famekeq te Spacit ku regjimi e coi si te burgosur politik. Murit nuk i rashe aksidentalisht. As nuk me shtyu dikush. Ishte nje urrejtje e brendshme. Ne moshen 27 vjecare u denova me 10 vjet burg per politike. Isha i vendosur ti bija murit. E dija se ecja drejt vdekjes. Muri ishte i larte dhe i trashe. Shanset ishin shume te pakta per te shpetuar.Ai u shpetoi tullave qe binin nga muri i rrezuar vetem me nje plage te thelle ne krahun e majte qe ia mjekoi nje infermiere ceke te cilen personeli i atehershem i ambasades gjermane ne Tirane e solli enkas per te nga ambasada ceke perballe. Shenjat e plages jane te dukshme edhe sot pas 20 vitesh. Ylli Bodinaku. thote se nuk u shpetoi vetem tullave te murit qe rrezoi kamioni i tij por edhe shenjestres se snajpereve te policise se regjimit qe po jepte shpirt qe kerkonin ta asgjesonin. Personeli i ambasades gjermane i kishte dhene udhezime te prera qe te mos dilte ne dritare te mos levizte nga dhoma ne katin e trete ku e kishte vendosur bashke me familjen e tij. Dy jave me pas ai do te ndodhej ne jugperendim te Gjermanise ne qytetin Mannheim ku e caktuan autoritet gjermane.
Vrasja e 17-vjecarit qe theu ambasaden
Artin Basha i veshur me xhup meshini te zi u kacavirr murit te ambasades te Republikes Federale Gjermane ne Tirane. Ishte buzembremja e 2 korrikut 1990 ora rreth 1800 por ende skishte rene mjaftueshem muzgu qe i riu te mos shihej. Nje polic H. R. thone gazeta te kohes mori shenje dhe e qelloi pas shpine. Artini ra i plagosur rende. Plumbi e kishte marre ne melci dhe stomak. Pesha e trupit te tij e terhoqi nga Perendimi dhe ai ra ne territorin gjerman. Kjo skene eshte imagjinare. Nje pershkrim i vrasjes se 17-vjecarit qe theu ambasaden ne eksodin e pare te madh te shqiptareve qe i iknin diktatures sipas deshmise te se emes Qerences. Shtepia e saj eshte nje muze i vogel dhjetera foto te djemve te te shoqit dhe niperve. Te gjithe larg. Djali i vogel Artini u vra gjate thyerjes se ambasadave ne 1990 i shoqi vdiq vite me vone me dhimbjen e humbjes se te birit qe e semuri me shume djali i madh me dy femijet e tij jeton ne Kanada bashke me femijet shume larg dhe i thote te emes se nuk mund te kthehet ne vendin ku i vrane vellane. Qindra dite pasi Artini u vra ndersa tentonte te hynte ne nje ambasade te huaj per ti ikur Shqiperise shqiptaret do kene rastin te kalojne pa viza kufirin ne me te shumten aty nga tetori i ketij viti edhe pse 2 korriku do ishte nje date e bukur per kete.
Shtypi boteror i kohes mbi ngjarjet e 2 korrikut 1990 ne Shqiperi
The Guardian 4 korrik 1990
Tirana zien
Nje lloj urtesie bere si zakon deri me tani na thoshte versionin se shqiptaret ishin kaq te nenshtruar saqe vendi i tyre mund te mbeste nje shtet socialist edhe per disa dekada te tjera. Tanime kete nuk e beson me askush.
Die Welt 5 korrik 1990
Ora e stalinizmit mori fund
Zedhenesja per politiken e jashtme te fraksionit te CDU/CSU ne Bundestag Michaela Geiger i kerkoi Tiranes te pranoje me ne fund se ora e stalinizmit edhe ne Shqiperi ka marre fund...Nje avion civil do te dergoje nga Gjermania krevate dhe mallra humanitare per refugjatet. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme Cobog hodhi poshte zerat sipas te cilave Boni po shqyrtonte mundesine e dergimit te nje avioni ushtarak drejt Tiranes.
Neue Zuumlrcher Zeitung 7 korrik 1990
Presion nderkombetar ndaj Shqiperise
Bashkesia Evropiane Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Perez de Cuellar dhe ministri i Jashtem gjerman Genscher kane kerkuar nje zgjidhje humane per burrat grate dhe femijet ne te dhjete perfaqesite diplomatike nder to edhe ambasada gjermane ne Tirane. Edhe te enjten vazhdoi eksodi. Dera e ambasades eshte ende e hapur u tha ne Bon. Bashkesia Evropiane ka kerkuar mos prekjen e refugjateve dhe te familjeve te tyre dhe eshte shprehur e shqetesuar per gjendjen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi.
Der Spiegel 16 korrik 1990
Pak kozmetike
Ikje spektakulare nga nje vend i padeshiruar nje armate e tere anijesh ne mesin e tyre dy anijet italiane Appia dhe Grecia Espresso dy tragete greke dhe nje anije franceze u futen ne portin e Durresit per te marre 5000 refugjatet e ambasadave pas dy javesh dramatike. Aksioni ishte nje aventure e rrezikshme tha nje diplomat ne Tirane. Me me shume se 3000 refugjate ambasada gjermane ka qene me e uzurpuara. Mungonin artikuj ushqimore madje uji i pijshem gjendja sanitare ishte e tmerrshme. Ambasada e sapo ngritur gjermane ka pasur vetem tete banjo. ...Stuhia e eksodit ne ambasada e kujtoi boten ne menyren me drastike se pas revolucioneve qytetare ne bllokun e shperbere lindor nje popull gati i harruar ende jeton nen kerbacin stalinist.
Newsweek 10 shtator 1990
Ne tehun e revolucionit
Pak me shume se dy muaj kur mijera shqiptare hyne ne ambasadat e huaja dhe siguruan kalim te sigurt per ne Perendim vendi nga jashte duket i qete. Por nje tur gjashteditor permes vendit nxjerr ne pah gjendjen e deshperimit dhe protestes se heshtur qe mund te shpertheje ne cdo moment....Ka pasur incidente megjithate shpesh jashte syrit te vezhguesve perendimore. Ne Permet autoritetet nxoren trupat e tri burrave qe ishin vrare ne perpjekje per te kaluar kufirin me Greqine. Trupat parakaluan per tre ore neper rruge. Dezertoret e tjere e moren mesazhin. Diplomatet ne Tirane fillimisht spekuluan se Alia mund te ushtroje opsionin bullgar te ndryshimit gradual nga lart. Por tanime ata shohin cfare ka ndodhur ne Rumani dhe ne sheshin Tiananmen.Ceshtja nuk eshte si por kur do te vije revolucioni tha nje zyrtar i huaj...