U lodhem ne Evrope tani ne Shqiperi
Nje reflektim mbi gjendjen aktuale te Shqiperise ne nje perpjekje per te ndertuar nje marredhenie me te shkuaren tone te afert eshte impenjimi i tre artisteve per te kompozuar dinamiken e sotme ne nje ekspozite te titulluar Kthehu/ Luaj/ Perpara.
Nje ekspozite qe vjen si rrjedhoje e kerkimit dymujor nga pjesemarresit e programit te rezidences prane TICA Instituti i Artit Bashkekohor Tirane dhe emrat jane Ledia Kostandini Marlene Hausegger Enkelejd Zonja. Ekspozita qe hapet neser ne mbremje ne galerine private Zeta ka tendencen e deshmimit per nje levizje te re ne ndjeshmerine e artisteve shqiptare te brezit te ri per te cilet rezulton se dalengadale po i largohen habitjes me ndryshimet e dukshme ne peizazhin e qytetit dhe po perqendrohen ne domosdoshmerine e nje te kuptuari me te thelle te dikotomise mes te shkuares dhe te tashmes.
Ledia Kostandini vjen me nje numer pikturash te cilat do te shfaqen si pjese e nje instalacioni. Ne Ndertim te Atdheut Kostandini zgjedh si subjekt imazhin e levizshem si nje mbartes dhe perhapes i ideologjive dhe propagandes. Artistja mbivendos imazhe bardhezi te personazheve te filmave te periudhes se komunizmit mbi sfonde shumengjyreshe me skena nga filma te ndryshem Hollivudi apo me imazhe te marra nga rrjedha e pandalshme e mediave te sotme ne vend. Cdo pikture ka edhe nje sfond zanor qe perbehet nga copeza qe u perkasin filmave apo kronikave te lajmeve nga ku jane marre imazhet. Duke i vendosur te gjithe regjistruesit e zerit ne te njejtin vend shikuesi ftohet te identifikoje kombinimin e sakte tingull/imazh duke degjuar zerin ne kufje dhe duke u drejtuar nga pikturat por njekohesisht ftohet edhe te krijoje interpretimin e saj/tij ndaj puneve te paraqitura. Puna problematizon rolin e imazhit ne nje shoqeri te dominuar nga media duke aluduar mbi ngjashmerite ne perdorim per qellime propagandistike apo ideologjike pavaresisht nese perfituesi eshte nomenklatura e kaluar komuniste apo neoliberalizmi i sotem i tregut te lire dhe qeverite e korruptuara qe synojne vetem perfitimet.
Marlene Hausegger erdhi ne Tirane ne momentin kur lajmi i liberalizimit te vizave zuri qendren e skenes se shoqerise shqiptare. E befasuar nga ky lajm por edhe nga histeria e retorikes politike Hausegger vendosi te zhvillonte nje kerkim duke krijuar nje pyetesor me pyetje te thjeshta per njerezit si - Ku deshiron te shkosh - Perse deshiron te shkosh atje - Si dhe cfare mendimi ke per vendin ku deshiron te shkosh Ne kete menyre ajo u perpoq te mblidhte endrrat dhe idealet e njerezve per vendet qe perbejne fantazite e tyre vetjake apo kolektive. Puna qe u krijua si rrjedhoje eshte nje seri portretesh te vizatuara alla-pop me pergjigjet qe secili prej te intervistuarve ka dhene te shkruara ne vizatim duke i bere ato ngjashme me postera por duke ruajtur njekohesisht karakterin intim te tyre. Instalacioni perbehet edhe nga dy nderhyrje te tjera nje gramafon qe rrotullohet pa pushim por qe ne vend te pllakes mban mbi vete disa germa qeramike me ngjyra festive qe formojne fjaline Jo me viza nga ana tjeter artistja i jep dukje imagjinates se te intervistuarve permes nje sere nderhyrjesh instalative ne hapesira te ndryshme ne qytet te cilat ekspozohen ne formen e imazheve dixhitale te njepasnjeshme.
Enkelejd Zonja vjen me dy pune te reja gjate periudhes se rezidences. Teshtima E se Kuqes eshte nje seri e gjate vizatimesh delikate. Ne nje reflektim mbi femijerine e tij dhe figuren e pionierit Zonja rikrijon histori te reja ne te cilat pionieri i vogel kalon neper ngjarje te ndryshme qe i ndodhin. Duke perdorur vetem formatin A4 per vizatimet Zonja e sjell pionierin-gishtez ne kohe ne te cilen personazhi i vogel kupton se shume pak gjera kane ndryshuar shkollat mesuesit dhe nxenesit keqperdoren per fushatat e sotme politike ne te njejten menyre si ne ditet e shkuara Ne instalacionin tjeter Eulopa Zonja nderton nje mjedis ironik te perbere nga nje vaske banje e lyer dhe e shkelqyer ne flori te rreme dhe nje zog plastik me bateri qe fluturon pa pushim rreth vaskes se florinjte. Puna i referohet perceptimit naiv te Evropes si toka e ndaluar/premtuar qe shtrihet diku atje tej matane detit. Vaska e florinjte mund te simbolizoje mjetin lundrues te pamundur si gomonet ilegale por ne te njejten kohe ironizon edhe cmimin e enderruar qe pret ne anen tjeter. Ironia behet edhe me e mprehte me zogun idiot prej plastike nje surrogate e imazhit te pellumbit te bardhe simbolit te keqperdorur te paqes se perbotshme. Zogu plastik i Zonjes mundet fare mire te jete nje zog mishngrenes qe mezi cpret te ushqehet ne mbetjet e atyre qe do te donin te ishin brenda vaskes se florinjte.
Programi i Rezidences per Artiste i TICA eshte i vetmi program i kesaj natyre ne Shqiperi.