E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riciklimi kufi industrise per importin e mbetjeve

Mediu Kontrolle doganore dhe monitorim. Doganat me regjister te vecante per mbetjet

Kompanite ricikluese nuk do te mund te importojne mbetje tej kapaciteteve. Importuesit do te kontrollohen nga organet doganore per sasine dhe llojin e mbetjeve duke penguar keshtu importin mbi kapacitetin e tyre ricikluese. Gjithashtu doganat do te mbajne nje regjister te vecante per mbetjet qe hyjne. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dje ne raportimin e tij para Komisionit te Veprimtarive Prodhuese Tregtise dhe Mjedisit sqaroi se sasia qe mund te importohet ne vit llogaritet mbi bazen e kapacitetit riciklues si dhe sasive te mbetjeve qe siguron ne vend. Nga ana tjeter mbetjet do te mbikeqyren edhe nga Inspektorati i Mjedisit i cili do te kontrolloje importuesin duke marre mostra per analize per verifikimin e llojit te mbetjes.

Mbetjet

Ministri Mediu eshte ndalur gjate mbi vendimin e marre nga Keshilli i Ministrave ne lidhje me Listen e gjelber ku sipas ministrit lista parashikon gamen e reduktuar pothuajse ne 1/3-n te mbetjeve te kategorizuara qe mund te importohen ne Shqiperi per qellime riciklimi dhe perpunimi. Duke e argumentuar fjalen e tij ai tha se vendimi i marre eshte nje hap perpara ne realizimin e standardeve dhe direktivave te BE-se. Ministri Mediu cilesoi se ky vendim duhet pare si nje frenim i futjes se nje game preh afro 400 lloje mbetjesh tashme e reduktuar ne 55 nderkohe qe importi i tyre do te kontrollohet teresisht nga strukturat perkatese dhe do te behet vetem me ane te VKM-ve qe do te dalin vetem kur importi do te kerkohet dhe importuesi ka realizuar te gjitha kushtet dhe masat e sigurise te percaktuara qarte ne ligj.

Leja per importin e mbetjeve

Te jete i pajisur me leje mjedisore per aktivitetin riciklues mbi bazen e nje teknologjie bashkekohore dhe pas konsultimeve me publikun

Mbi bazen e kapacitetit riciklues dhe sasive te mbetjeve qe siguron ne vend do ti llogaritet sasia qe duhet te importoje ne vit per te plotesuar kapacitetet ricikluese

Te kete leje qe i eshte miratuar veprimtaria

Te kete leje nga Ministria e Shendetesise per kushtet e shendetit publik

Mendim me shkrim nga qeverisja vendore ku eshte rene dakord qe ne territorin e tij te perpunohen mbetje te importuara

Ministria pergatit projektvendimin per Keshillin e Ministrave i cili e miratim ose jo

Organet doganore mbajne regjister te vecante per mbetjet qe hyjne sasia lloji importuesi etj. dhe raportojne ne Ministrine e Mjedisit

Inspektorati i Mjedisit ka te drejte te kontrolloje importuesin dhe te marre mostra per analize per verifikimin e llojit te mbetjes.

Raportimi i ministrit te Mjedisit Fatmir Mediu dje ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese Tregtise dhe Mjedisit

Cila eshte permbajtja e ketij vendimi

Ky vendim perafron pjeserisht Listen e gjelber te BE-se dhe lista e miratuar perbehet nga 55 artikuj nga 168 artikuj qe ka Lista e gjelber e BE-se dhe 179 artikuj qe ka Konventa e Bazelit. Kjo liste eshte hartuar mbi bazen e nevojave te industrise ricikluese dhe perbehet nga 30 mbetje metalesh jo te shperbera 33 mbetje tekstilesh dhe 37 mbetje te plastikes te letres te drurit te qelqit qeramikes dhe flokesh. Keto mbetje jane te diferencuara ne detaj dhe cdo artikull eshte i pajisur edhe me kodet doganore perkatese nderkombetare G Green dhe B Bazel gje qe mundeson ne praktike kontrollin nga ana e organeve doganore. Vendimi shoqerohet nga aneksi 3 dhe 4 dokumenti i njoftimit te paleve qe importojne dhe eksportojne dhe dokumenti i levizjes per transfertat/levizjet nderkufitare te mbetjeve te transpozuara nga Konventa e Bazelit qe do te plotesohen me detaje per te gjithe personat fizike e juridike te angazhuar ne procesin e importimit eksportimit dhe transportit te mbetjeve.

A ka pasur import dhe eksport te mbetjeve ne vend dhe sa eshte sasia e tyre

Jane importuar 5576 tone mbetje sipas listes se mbetjeve te parrezikshme te Katalogut Shqiptar te Mbetjeve. Po keshtu jane eksportuar 4563 tone mbetje sipas listes se mbetjeve te parrezikshme te Katalogut Shqiptar te Mbetjeve. Jane eksportuar 38 000 tone mbetje te rrezikshme ne Angli dhe Suedi dhe 676 cope bateri. Duke verifikuar llojin e mbetjeve te importuara konstatohet se jane importuar 21 lloje mbetjesh ku 95 e tyre perbehen nga mbetje qe i perkasin listes se gjelber. Vetem 5 e mbetjeve te importuara ne 2008 nuk i perkasin listes se gjelber por bejne pjese ne listen e mbetjeve te parrezikshme te katalogut shqiptar te mbetjeve. Gjithashtu jane eksportuar edhe dhe 676 cope bateri mbetje te pilave primare elektrike akumulatore. Vihet re se llojet e mbetjeve qe jane importuar jane 95 ne perputhje me listen e gjelber.

Sa e afte eshte Shqiperia qe te mund te monitoroje importimin e mbetjeve

Monitorimi i procesit fillon qe ne pajisjen me leje importi te kompanive te angazhuara ne procesin e importimit. Shqiperia ka ratifikuar Konventen e Bazelit Per kontrollin e transportit nderkufitar te mbetjeve te rrezikshme dhe depozitimin e tyre ku palet kane detyrimin per njoftimin e autoriteteve te cdo vendi importues apo eksportues per transferten qe do te kryhet duke informuar ne menyre te detajuar per adresen e importuesit dhe eksportuesit llojin e mbetjes sasine vetite fiziko-kimike menyren e trajtimit te kesaj mbetje kodin sipas Konventes se Bazelit OECD BE.

Pse ky vendim nuk eshte konsultuar me publikun

Drafti i pare i ketij vendimi eshte hartuar ne vitin 2006 dhe eshte konsultuar me ministrite e linjes dhe shoqaten e ricikluesve. Ka pasur komente te shumta nga palet e konsultuara lidhur me permbajtjen e listes si dhe hallkat e implementimit.

Ne vitin 2007 nga METE u ngrit nje grup pune per te kryer nje studim mbi industrine ricikluese ne vend ne menyre qe te kishte nje perputhje midis industrise ricikluese qe ishte krijuar dhe permbajtjes se listes se gjelber. Te dhenat e studimit te kryer nga ekspertet e Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore dhe METE jane reflektuar ne kete vendim. Gjate vitit 2010 Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave ka organizuar 3 takime te hapura me publikun.

Perse ky vendim u miratua tani dhe jo me paketen ligjore te mbetjeve qe eshte ne proces

Ky vendim eshte ne perputhje te plote me kerkesat e projektligjit te ri per menaxhimin e integruar te mbetjeve i cili parashikon gjithashtu fundin e statusit mbetje pra nje mbetje pushon se qeni e tille atehere kur ploteson kerkesat teknike ekziston tregu apo kerkesa per te.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›