Abonete METE penalizon Bashkine

Komisioni per mbrojtjen e konsumatorit kerkon demshperblimin e udhetareve qe perdorin abone
Vendimi / Bashkia duhet te beje publik te gjithe informacionin e dobishem per perdoruesit e transportit publik
Pavaresisht se abonete per muajin nentor u hodhen ne treg dhe shoqata e transportit publik njohu serish deshmite e ndryshme qe mundesojne udhetimin falas te nje kategorie te caktuar njerezish problemi ende nuk eshte zgjidhur.
Komisioni per mbrojtjen e konsumatorit nje strukture vendimmarrese prane Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka vendosur te penalizoje Bashkine e Tiranes per kaosin e krijuar gjate diteve te para te nentorit ne transportin publik qytetas.
Sipas ketij komisioni pushteti vendor eshte pergjegjes per transportin publik dhe per kete arsye bashkia e Tiranes duhet te demshperbleje qytetaret per tri ditet qe ata udhetuan pa abone.
Per te argumentuar kete pergjegjesi komisioni ka sjelle ne vemendje nenin 72 te pushtetit vendor per transportin publik. Ne piken 4/c te se cilit shkruhet se Komunat dhe bashkite jane teresisht pergjegjese per funksionimin e transportit publik urban.
Ndersa ceshtja e demshperblimit eshte argumentuar me nenin 41 te ligjit Per mbrojtjen ndaj konsumatorit ne te cilin shkruhet se Konsumatorit i lind e drejta per tu demshperblyer ne rastet e nderprerjeve teknike te cilat nuk jane shkaktuar nga forca madhore ose nga vendosja e gjendjes se jashtezakonshme si dhe kur nuk jane lajmeruar me pare dhe kane penguar konsumatorin nga perdorimi i ketyre sherbimeve per nje periudhe me te gjate se 24 ore.
Masat
Dy jane masat qe ky komision ka propozuar ndaj Bashkise se Tiranes e cila ndonese ishte lajmeruar me heret per kete mbledhje nuk kishte nje perfaqesues ne lidhje me problemin abone dhe deshmi invaliditeti. Se pari Bashkia e Tiranes duhet te krijoje nje skeme demshperblimi per te gjitha ata perdorues te transportit publik qe u preken nga vendimi i njeanshem i shoqates se transportit publik.
Ajo cka u diskutua me gjate ne kete mbledhje te Komisionit per Mbrojtjen e konsumatorit ishte mungesa e informacionit ne lidhje me transportin publik. Sipas avokatit Altin Goxhaj dikur Bashkia e Tiranes ne faqen elektronike kishte nje sere te dhenash per oraret e autobuseve urbane numrin e urbaneve qe kishte nje linje etj.
Ndersa sot nje informacion i tille nuk ekziston askund. Bazuar mbi kete fakt Komisioni ka vendosur qe Bashkia e Tiranes te beje publike te gjitha informacionet e dobishme per udhetaret ku te perfshihen oraret e urbaneve frekuenca sherbimi qe ofrojne me ose pa koncidioner e deri tek kushtet e kontratave qe shoqerite e transportit urban kane lidhur me Bashkine e Tiranes.
Ne fund te muajit tetor shoqata e transportit Urban njoftoi se gjate muajit nentor nuk do te njihte abonete e pajtimit mujor si dhe deshmite e tjera qe mundesonin udhetimin falas per sa kohe Bashkia Ministra e Financave dhe ajo e Transporteve nuk do te plotesonin kushtet e paraqitura prej tyre. Vendim qe u anulua pas deklaratave te kryebashkiakut dhe kryeministrit per heqjen e licencave.
Komisioni per mbrojtjen e konsumatorit i kerkon Bashkise se Tiranes publikimin e te gjithe informacionit te dobishem per udhetaret. Ne kete pakete informacioni duhet te jene oraret dhe intervalet e urbaneve si dhe informacione te detajuar ne lidhje me sherbimin.
Si pasoje e problemeve te krijuara nga mosnjohja e abonese dhe deshmive te tjera Komisioni ka kerkuar demshperblimin e udhetareve per tri ditet qe nuk iu njohen abonete.
Shoqata e transportit publik deklaroi me 28 tetor se nuk do te njihte abonente per sa kohe
nuk do ti plotesoheshin kerkesat. Vendimi u terhoq pas deklaratave te kryebashkiakut dhe kryeministrit per heqjen e licencave.