E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni Cana kërkon ndihmën e tifozëve të Sandërlendit

26-vjeçari u bëri thirrje ultrasve të ekipit që të mbështesin skuadrën për të arritur fitoren e parë pas 14 ndeshjesh. Ekipi i drejtuar nga Stiv Brus ndodhet në krizë rezultatesh, çka ka sjellë presion te lojtarët. Të dielën Sandërlendi do të presë në “Stadiumin e dritave” Fulhamin dhe kapiteni Lorik Cana u kërkon mbështetësve të luajnë rolin e tyre në suksesin e skuadrës.

“Megjithëse aktorët kryesorë në fushën e lojës jemi ne, futbollistët, edhe tifozët mund të bëjnë diferencën. Me ekipet e mëdha kam qenë në presion për të arritur në kupat e Europës. Tani jam në të njëjtën situatë, por me objektivin për të qëndruar mes më të mirëve. Ky klub dhe këta tifozë meritojnë më tepër. Duhet ta kapërcejmë këtë situatë dhe ta përfundojmë sezonin sa më mirë”, theksoi Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›