Tafaj: Partneriteti publik dhe privat ndikim në arsim
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, theksoi sot gjatë tryezës "Përmirësimi i Arsimit dhe Formimit Profesional përmes Partneritetit Social dhe Përfshirjes së Biznesit", se vihet re një progres në qendrat e arsimit profesional edhe pse në fushën e arsimit profesional është qëndruar më shumë në fushën akademike.
Sipas tij, shkollat profesionale duhen konceptuar në radhë të parë si qendra mulifunksionale, që ofrojnë shumë profile studimesh me kohëzgjatje dhe kualifikime të shumëllojshme jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të rriturit që kanë nevojë të rishkollohen për t'u ripozicionuar në tregun e punës.
Tafaj theksoi se në kushtet kur arsimi profesional është i kushtueshëm, duhet që të nxitet me shpejtësi arsimi profesional privat. "Nuk mund të lejojmë që një 16-vjeçar të paguajë për t’u përgatitur për tregun e punës si punëtor i kualifikuar. Në këtë rast shteti dhe biznesi duhet të mbështesin të rinjtë në rrugën e tyre", vuri në dukje Tafaj.