Shkeljet, Presidenti dekreton shkarkimin e dy prokurorëve
"Në mbështetje të neneve 149 pika 3 të Kushtetutës dhe të neneve 27 dhe 33 të ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë‘, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, me motivacionin ‘për shkelje që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit‘, Kreu i shtetit dekretoi shkarkimin nga detyra të Ilir Gjevorit, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Aleksandër Plepit, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë“, thuhet në njoftimin për shtyp nga Presidenca.