Kapiteni Tare: “Të evitojmë gabimet elementare”

Kapiteni i Shqipërisë, Igli Tare (65 ndeshje, 10 gola), u shpreh i kënaqur nga rezultati, dhe se skuadra u tregua solide. "Duhet të theksoj edhe një fakt. Duhet të evitojmë gabimet elementare që në bëjmë kryesisht në 20 minutat e para. Pjesën e parë patë shumë crregullime në vendosjen e skuadrës në lojën mbrojtëse. Morali i skuadrës ka qenë për t'u admiruar. Fillimi i mbarë është gjithmonë gjysma e punës. Le të shpresojmë që të mërkurën ndaj Rumanisë të vazhdojmë me këtë rritëm".