Skela: “Ishim më agresivë se kundërshtari”

Ervin Skela e filloi me sukses aventurën kuqezi, duke i dhënë një kënaqësi të madhe edhe drejtuesve të skuadrës italiane të Askolit. Skela shënoi golin e parë të Shqipërisë me penallti në minutën e 7-të takimit, gol që solli edhe barazimin e përkohshëm 1-1. "Skuadra nuk e lëshoi veten për asnjë cast. Mbi të gjitha me mënyrën si shkoi loja në pjesën e dytë duhet ta kishim fituar takimin. Ishim më agresivë se kundërshtari. Goli i Hasit ishte një mrekulli. Ai është specialist goditjesh të atilla".
Skela me golin kundër Bjellorusisë u ngjit në kuotën e 8 golave, duke u u barazuar me Adrian Aliaj, që në ndeshjen kundër Bjellorusisë ishte në një ditë të errët.