E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacionet ndaj piratëve mund të provokojnë hakmarrje

Disa zyrtarë kanë shprehur shqetësim se operacionet ushtarake kundër piratëve somalezë mund të provokojnë sulme hakmarrëse nga këta të fundit.

  Nënadmiral GortniKreu i Komandës Qendrore të Marinës amerikane, Nënadmirali Bill Gortni, tha dje se shpëtimi i kapitenit amerikan Riçard Filips mund ta shkallëzojë dhunën e piratëve në ujrat përballë brigjeve të Somalisë.

Një profesor somalez i shkencave politike në Universitetin e Albertës në Kanada, Afyare Elmi, mendon se piratët do të joshen për t'u hakmarrë për humbjen e shokëve të tyre.

Javën e kaluar, trupat franceze ndërhynë në një jaht që ishte kapur nga piratët së bashku me njerëzit në bord. Nga ndërhyrja u vranë dy piratë dhe pronari i jahtit. Tre piratë u arrestuan.

Dje, tre piratë u vranë gjatë operacionit për shpëtimin e kapitenit Filips ndërsa i katërti u kap.

Sipas zotit Elmi, piratët mund t'i forcojnë taktikat ndaj vendeve që ata mendojnë se do të jenë më agresivë në qendrimin ndaj tyre.  //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›