E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni i “Costa Concordia”-s ndryshoi rrugë

Kapiteni i anijes tashmë dyshohet se ka kryer veprën e vrasjes pa paramendim, po ai vijon të mohojë kryerjen e çdo gabimi.

Deri më tani janë konfirmuar gjashtë të vdekur dhe 15 të zhdukur. Tani për tani janë pezulluar të gjitha aksionet e kërkim shpëtimit pasi kushtet atmosferike janë përkeqësuar ndjeshëm.

“Kompania do t’i qëndrojë afër kapitenit dhe do t’i sigurojë atij të gjithë asistencën e nevojshme, por ne duhet të bëjmë të ditur faktet dhe nuk mund të mohojmë gabimet njerëzore”, tha drejtori ekzekutiv i “Costa Cruises”, Pier Luigi Foschi.

Foschi tha se anijet e “Costa Cruises” i kanë rrugët e përcaktuara dhe kanë alarme kur ata dalin nga kursi i përcaktuar.

“Rruga ishte e mirëpërcaktuar për kapitenin”, tha ai. “Fakti që ai devijoi nga ky kurs tregon për një manovër të kapitenit, manovër kjo e pa miratuar, e paautorizuar dhe e paditur nga ‘Costa Cruises’”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Xhenova./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-16 14:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›