Vasili: Reforma të thella gjatë 2012-s

"Reforma jonë vazhdon të zhvillohet në mënyrë paralele në disa fronte, ecën me ritëm sistematik të pandalshëm dhe shumë rezultativ, qoftë në pikëpamje të përmirësimit dhe transformimit rrënjësor të infrastrukturës e teknologjisë mjekësore, që ka vërejtur zhvillime të paprecedenta; në drejtim të formimit profesional; së treti në drejtim të legjislacionit që ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme dhe së katërti, lidhur me ato që janë indekset kryesorë që matin punën e shëndetit publik dhe sistemit farmaceutik", tha Vasili.
Duke vijuar me disa nga arritjet në shëndetësi, ministri Vasili përmendi përmirësimet infrastrukturore. "Në vitin 2011 kanë ndodhur disa ngjarje të mëdha, siç kanë qenë përfundimi i spitalit të ri të emergjencës, që është i pajisur me shërbime nga më bashkëkohoret dhe mund të konsiderohet një spital në avangardë të shërbimeve shëndetësore publike dhe private në Shqipëri", tha Vasili.
Ai u ndal edhe tek përfundimi dhe pajisja me infrastrukturë bashkëkohore, si një përgjigje e drejtpërdrejtë të problemeve të shëndetit mendor, të spitalit të ri psikiatrik në Shkodër. Gjithashtu, sipas tij, vitin e kaluar ka pasur implementim të suksesshëm të strategjisë mjekësore të teknologjisë së lartë në të gjithë territorin e vendit, me pajisje të fjalës së fundit, si skaner dhe rezonancë.
“Projekti i rezonancave dhe skanerave me qeverinë austriake njohu një zhvillim të shkëlqyer dhe ai tashmë është në përfundim të plotë”, tha Vasili, duke shtuar se “parashikimet në buxhetin e vitit 2012 përkthehen në përfundim të plotë në nivel rajonal i kësaj teknologjie në të gjithë teritorin”. Vitin e kaluar ka pasur dhe rehabilitime të infrastrukturës mjekësore në të gjithë territorin e vendit, një element i rëndësishëm i së cilës është zhvillimi i projektit japonez për 14 departamentet e urgjencës. Vasili përmendi dhe projektin tjetër të rëndësishëm të instalimit të 7 autoklava për trajtimin e mbetjeve spitalore. /Start/
2012-01-16 16:07