E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni tradhtar

Ylli i Chelseas, John Terry, është zbuluar të jetë tradhtar, i cili kishte pasur një lidhje të fshehtë me të dashurën e një bashkëlojtari të tij nga Kombëtarja e Anglisë.

Kapiteni i Anglisë, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë trevjeçarë binjakë me gruan e tij, Toni, vitin e kaluar kishte pasur një lidhje të fshehtë me atëkohë të dashurën e Wayne Bridge, Vanessa Perroncel.

Javën e kaluar, mediat e kishin te ndaluar publikimin e detajeve të aferës, pasi avokatët e Terryt kishin kërkuar që çështja të mbetet private në Gjykatën e Lartë në Londër, duke theksuar se zbulimi i identitetit do të shkelte të drejtën e tij të “jetës private dhe familjare”.

Por, të shtunën gjykatësi Mr Justive Tugendhat ka liruar raportimin rreth këtij rasti. Terry 29-vjeç u martua me Tonin në Blenheim Palace në Oxfordshire, në qershor 2007. Ndërsa, Bridge dhe Vanessa thuhej se kishin marrë pjesë në ceremoni.

Më herët, gjatë këtij muaji, tabloidin anglez The Sun kishte raportuar se Terry – i cili përfiton 170 mijë funta në javë – dëshiron ta shesë shtëpinë e tij me vlerë prej 6.5 milionë funta në Surrey, sepse dëshiron të kalojë në një hapësirë më të qetë dhe “të ndryshojë mënyrën e jetesës”.

Bridge 29-vjeç dhe modelja dhe aktorja franceze, Vanessa, kishin fëmijën e tyre të parë Jaydon, në nëntor 2006. Ata thuhet se ishin ndarë në fund të vitit të kaluar.

Mbrojtësi i majtë u transferua në Chelsea, në korrik 2003, por humbi vendin në ekip nga Ashley Cole dhe u largua drejt Manchester Cityt, për 10 milionë funta, në janar të vitit të kaluar.

Kur Bridge u largua nga Chelsea drejt Manchester Cityt, shoku i tij i afërt Terry kishte thënë: “Do të na mungoj, është mëkat që shohim largimin e një djaloshi i cili është rritur në këtë klub, ku ka kaluar kohë të gjatë. Jam i dëshpëruar, por për të është vendim i duhur”.

Bridge pritet të jetë pjesë e Kombëtares Angleze për Kampionatin Botëror 2010. Njoftimi rreth pabesisë së Terryt kishte zgjuar sugjerime se mbrojtësi duhet ta dorëzojë shiritin e kapitenit të Kombëtares. Ai ende e mban atë, por deri kur? Këtë e di më së miri selektori Fabio Capello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›