Lampard: Të vazhdojmë me fitore
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka kërkuar nga skuadra e tij që të mbajë këtë hap dhe të vazhdojë të kryesojë Premier Ligën.
Të shtunën, Blutë fituan si mysafirë të Burnleyt me rezultat 2-1, dhe tani janë katër pikë para Manchester United, që të dielën zhvillon derbin e vështirë kundër Arsenalit.
"Krijuam disa raste të mira, por Burnley është një ekip i vështirë për t'u mposhtur dhe në këtë fazë, para ndeshjes së madhe (Arsenal-Manchester United), ishte me rëndësi të fitonim, dhe ne e bëmë këtë".
"Jemi në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe tani për tani jemi në formë të mirë, dhe është me rëndësi që të vazhdojmë kështu", është shprehur anglezi.