Kapllanaj me ekspozitë në bibliotekë

Në Galerinë e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, e cila është themeluar në kuadër të kësaj biblioteke në funksion të krijimit të një hapësire, në ambientin kulturorë të Kosovës, për ekspozimin e koleksioneve të artistëve, të cilët dëshirojnë t’i promovojnë vlerat e tyre në këtë bibliotekë, organizohet tashmë për herë të dyte brenda pak ditësh - që prej kohës së themelimit, një ekspozitë tjetër - ajo e piktorit Sejdi Kapllanaj.
Piktorit Sejdi Kapllanaj, ka kryer studime universitare dhe ato pasuniversitare në Akademinë e Artit në Prishtinë. Ai është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës dhe ka dhjetëra ekspozita personale të realizuara në Kosovë, ndërsa që ka realizuar ekspozita edhe në Itali, Kroaci e Maqedoni.
Ekspozita personale e piktorit Sejdi Kapllanaj, hapet më 29 prill 2010, në orën 19:00, në Galerinë e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.