Të lindur për këtë

Ekspozita me titull “Të lindur për këtë”, ka për qëllim që me një ekspozitë të përbashkët të profesorëve të përcjell mesazhin e bashkëpunimit dhe komunikimit midis tyre. Misioni i tyre është i dyfishte, pra në të njëjtën kohë janë krijues dhe pedagogë.
Në komunikim të vazhdueshëm me punën e tyre artistike krijuese në studiot e tyre përball punës së tyre më të re, ekspozitës së radhës, gjithashtu dhe pedagog në komunikim me brezin e ri duke përcjellë tek studentët përvojën e tyre, informacionin, bagazhin që ata kanë duke ia lehtësuar rrugën artistëve të rinj pa u kursyer dhe duke përjetuar me dashamirësi, energji, vullnet dhe gëzim suksesin e tyre. Shpesh i dëgjon të ndihen krenar për suksesin e studentëve të tyre me të njëjtin pasion si për punën e tyre në krijimtari. Pra, janë të pandashëm me të dyja aspektet art-pedagogji.
Ky kontribut kaq i vlerësuar për artin, kulturën, komunikimin, bashkëpunimin janë vlera që pedagogu –artist ka dhe që do të përcjellë në publik nëpërmjet një projekt-ekspozite të përbashkët ku krahas komunikimit pedagog-student ekziston dhe funksionon edhe komunikimi i shëndoshë dhe dashamirës mes dhe vet kolegëve artist-pedagog.
Ky është dhe qëllimi i këtij projekti të Galerisë Expoart. 40 që mesazhi i komunikimit, apo bashkëjetesës mes kolegësh dhe artit të përcillet dhe tek artistët e rinj, duke qenë së bashku në rrugën tonë drejt më të mirës dhe duke pasur parasysh që studentët tanë ne i përgatisim si artistë por dhe si kolegët tanë të ardhshëm në fakultet, ekspozita apo projekte.
Si rrjedhojë këta profesorë vijnë si prezantues të kreativitetit të tyre të akumuluar në vite, për t’u shpalosur me vlera, të cilat kanë shërbyer si inkurajim dhe shembull për edukimin e brezave të rinj, vijnë të respektuar, sepse puna e tyre është dhunti dhe se ata janë njerëz të veçantë e të lindur për këtë.
Pjesëmarrësit në këtë ekspozitë janë Adem Rusinovci, Agim Rudi, Alban Nimani, Alije Vokshi, Aziz Islami, Esat Valla, Eshref Qahili, Fatmir Krypa, Faik Krasniqi, Fatmir Hoxha, Hajrush Fazliu, Halil Muhaxheri, Hysni Krasniqi, Isa Alimusa, Majlinda Kelmendi, Miradije Ramiqi, Mirsad Lushtaku, Muhamet Ahmeti, Mustafa Ferizi, Nexhat Krasniqi (Nekra), Penesta Dika, Rexhep Ferri, Sabedin Etemi, Shyqri Nimani, Valbona Rexhepi, Visar Mulliqi dhe Xhevdet Pantina.
Hapja e ekspozitës bëhet sot, më 29 prill, në ora 20 në galerinë Expoart. 40.