Shperthen bolieri, vdes emigranti shqiptar
Athine- Nje emigrant shqiptar ka humbur jeten dje ne Greqi, pas nje shperthimi te kaldajave ne nje fabrike bolieresh ne zonen e Karditsa, Athine, ku ai punonte prej kohesh. E perditshmja "Karthimerini" njoftoi dje se shqiptari i moshes 30 vjec, emri i te cilit nuk behet ende i ditur, u vra nga shperthimi i nje bolieri, nderkohe qe po e lyente me boje. Policia greke po heton shkaqet e shperthimit te bolierit qe i mori jeten ne pune te riut emigrant, si dhe po merr ne pyetje menaxheret e firmes, per te zbardhur me shume detaje rreth ngjarjes se rende.