Kamioni perplas veturen, vdes cifti
Librazhd- Kamioni nga Kumanova shkakton tragjedi ne familjen Besini nga Tirana. Aksidenti i rende u regjistrua rreth ores 15:30 te dites se djeshme, ne aksin rrugor Librazhd-Perrenjas, ne afersi te fshatit Qukes, ku humben jeten burre dhe grua dhe rrezikohet vajza e tyre e mitur. Brenda dy oreve humben jeten Durim Besini dhe bashkeshortja e tij, Esmeralda, qe nuk mbijetoi as pas nderhyrjes kirurgjikale te mjekeve. Policia ndaloi shoferin e kamionit, nje qytetar maqedonas.
Burime zyrtare thane se nga dinamika e ngjarjes rezulton se autovetura tip "Opel", me targe TR 4437 K, e drejtuar nga Durim Besini, 45 vjec, eshte perplasur me kamionin e tonazhit te rende me targa KU 491 CH, i drejtuar nga Mamcio Dimitrofski, me banim ne Kumanove. Si pasoje e kesaj perplasjeje ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi Durim Besini dhe kane pesuar demtime te renda duke kaluar ne gjendje kome ne spital vajza e tij E. Besini, 17 vjece dhe bashkeshortja Esmeralda Besini, 37 vjece. Pak ore me pas ka vdekur ne spitalin e Elbasanit edhe gruaja, ndersa drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes eshte derguar vajza. Mjeket thane se situata per te mituren eshte kritike dhe nese nuk i mbijeton plageve atehere rrezikon te shuhet nje familje e tere qe kthehej nga nje udhetim prej qytetit te Librazhdit.
Nga kjo perplasje ka pesuar plage me te lehta drejtuesi i kamionit, maqedonasi Mamcio Dimitrofcki. Ne vendngjarje kane shkuar policia, eksperte dhe grupi hetimor. Drejtuesi i kamionit eshte shoqeruar per ne polici. Ende nuk jane percaktuar shkaqet e tragjedise se radhes ne rrugen Librazhd-Perrenjas. Paraprakisht mendohet se shpejtesia tej normave dhe shkelja e rregullave te qarkullimit, jane shkaqet e aksidentit. Brenda tre diteve ne Elbasan kane ndodhur 6 aksidente, me pasoje vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 10 te tjereve. Edhe dy dite me pare, ne malin e Tomorit ne Skrapar, teksa ktheheshin nga festa e Kulmakut, u aksidentuan pese persona, ku drejtuesi 35-vjecar humbi jeten, kurse kater te tjeret mbeten te lenduar rende.
F. Salliu