Kapllani dhe Lala humbasin nga 3-0

Kapllani- Karlsruhe e Emdond Kapllanit pësoi një humbje të thellë 3-0 në transfertën me Bajer Leverkuzenit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti vetëm 45 minutat e para të takimit duke u zëvenduësuar në pjesën e dytë nga Sebastian Freis. Për numrin 9 të Karlrsuhes kjo është ndeshja e tretë pa shënuar gol dhe e dyta që nuk e përfundon të plotë takimin.
Lala- Edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala pësoi një humbje me të njëjtat shifra (3-0) në transfertën me Bajernin që po tregon një formë të jashtëzakonshme. Lala luajti gjatë gjithë takimit dhe u ndeshkua me karton te verdhe e me pas te kuq.
Vata- Sulmuesi 36-vjecar Fatmir Vata do ta nisë si titullar takimin St.Pauli-Tus Koblenz, e vlefshme për javën e tretë të Bundesligës 2. Trajneri Rapolder i Koblenzit edhe një herë beson te sulmuesi veteran shqiptar me eksperiencë të madhe në Bundesliga 1 dhe 2. Vata, një ndër më të mirët e Koblenzit në dy ndeshjet e para ndodhet në majën e sulmit të ekipit të tij. Fatmiri ka dhënë një asist goli në ndeshjen e parë të humbur nga Koblenz 4-1 me Maincin. Koblenz fitoi javën e kaluar 2-1 me Augsburgun. Andre Trulsen, trajneri i St.Paulit pohon se dëshiron tri pikët nga takimi me kundërshtarin: "Por, edhe po nuk i morrëm nuk do të jetë ndonjë problem, pasi Koblenz është një ekip i konsoliduar në Ligën e Dytë. Koblenz ka një ekip kompakt ku mbi të gjitha spikasin cilësitë e lojtarëve të vecantë si Fatmir Vata apo Anel Dzaka". Në takimin me St.Paulin për Koblenzin mesfushori shqiptaro-maqedonas Artim Pollozhani pritet ta nisë nga stoli, ndërkohqë që shqiptari nga Mali i Zi, Gjokaj, do të mungojë për probleme muskulore.
Bayern Munich 3-0 Hannover