E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa, “pole position” në Turqi

Felipe Masa me Ferrari fitoi "pole position" në Cmimin e Madh të Turqisë. Në cirkuitin e Stambollit braziliani xhiroi në kohën 1'27"329, duke fituar "pole"-n e pestë të tij gjatë sezonit aktual. "Këto kualifikuese më bënë të djersij shumë, por më në fund ia dola", - u shpreh pas garës kualifikuese Felipe Masa. "Jam shumë i kënaqur mbi të gjitha pas rezultatit të shëmtuar të arritur në Hungari", - shtoi braziliani gjatë konferencës për shtyp. "Mendoj se bëmë një punë të mirë, - saktësoi ai. "Kisha një makinë me një ekulibër optimal në një cirkuit shumë teknik ku është shumë e vështirë të pilotosh".
Hemilton dhe Alonso: Në vendin e dytë u rendit piloti britanik i Meklarenit, Luis Hemilton. Lideri i Kampionatit Botëror në Formula 1 la pas Ferrarin tjetër të drejtuar nga finlandezi Kimi Raikonen dhe shokun e tij të skuadrës Alonso, i katërti. Kampionit në fuqi i Botës feston në Turqi Cmimin e tij të Madh të 100-të gjatë karrierës së tij dhe ishte më i shpejti në provat e dyta kualifikuese, por për pjesën tjetër të provave zgjodhi gomat të ashpra Brixhestoun.
Te tjeret: Në rreshtin e tretë janë dy pilotët e BMW-së, Robert Kubika dhe Nik Hajdefeld. I shtati doli Heiki Kovalainen me Reno, përpara
Niko Rozbergut të Uiliamsit, ndërkohë që Jarno Truli me Tojota dhe Xhankarlo Fizikela me Reno kompletojnë dhjetëshen e parë. Britaniku Antoni Davisdon me Super Auguri zuri vendin e 11-të, ndërsa Devid Koulthard të 13 me Red Bull dhe Xhenson Baton me Honda të 13-in. Dështimi më i madh i përket Ralf Shumakerit, i cili zuri vendin e 18 me Tojotën e tij, kur të provat e lira të së premtes ishte i treti.
Hamilton: "Nuk jam një playboy"
"Mos më pikturoni si një playboy". Luis Hemilton u përgjigjet të gjithë atyre që e kanë përkufizuar si një rrëmbyes autentik zëmrash. Në fakt, ditët e fundit janë publikuar foto të pilotit të ri britanik në një jaht në shoqërinë e vajzës së miliarderit të Meklaren, Mansur Ojeh, biznesmen me origjinë libaneze dhe zëvendëspresident i skuderisë angleze. Hemilton thotë se e vërteta është ndryshe nga sa paraqitet dhe se ai është duke kërkur të ketë një jetë normale. Hemilton është një nga pilotët më me të ardhme.

.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›