E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, zjarret shtyjnë kampionatin

Tragjeditë ndalojnë futbollin. Zjarret që shpërthyen në Greqi, ku u humbën jetën disa dhjetra shtetas grekë dhe të huaj, detyruan Federatën Greke të Futbollit të shtyjë kampionatin. Lajmi jepet përmes një komunikate të federatës helenike. "Në momente të tilla, të një tragjedie kombëtare, ndalimi i aktiviteteve është një detyrim". Kampionati grek duhej të fillonte sot, ku në javën e parë ishte derbi i shumëpritur midis Panathinaikosit dhe Olimpiakosit. Ende nuk është dhënë një datë e rifillimit të kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›