Kapllani, dopietë ndaj 1860 Munchen. Tani 7 gola në Bundesliga 2

Dy vite më parë kishim Erjon Bogdanin që shkëlqente në kategorinë e dytë të futbollit italian, ndërsa tani një tjetër shqiptar po dëshmon se është duke mësuar më së miri zanatin për të qenë një "sulmues race". Edmon Kapllani ka shënuar një dygolësh në fitoren e skuadrës së tij, Karlsruhe ndaj pretendentëve të TSV 1860 Munich në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Bundesliga 2. Sulmuesi nuk ishte as në stolin e rezervistëve në ndeshjen e fundit të kombëtares shqiptare në "Amsterdam Arena" ka realizuar golin e parë dhe të fundit në fitoren 4:1 të KSC në minutat 46' dhe 83'.
Shqiptari tashmë ka kaluar kuotën e golave që kishte shënuar sezonin e kaluar me skuadrën e tij, pasi nga 26 ndeshjet e zhvilluara kishte shënuar vetëm gjashtë gola. Ndërsa ky sezon duket se do të jetë më i miri në karrierën e 25-vjecarit, pasi nuk ka vënë emrin e tij në listën e realizatorëve vetëm në dy nga nëntë ndeshjet sa është aktivizuar këtë sezon. Skuadra e tij aktualisht kryeson renditjen e Bundesliga 2 me 27 pikë, pa pësuar asnjë humbje në këtë edicion dhe është ndër kandidatet më serioze për promovim në Bundesliga.