Kapllani, golashënuesi i dytë në Bundesliga 2

Dy golat e shënuar në portën e TSV 1860 Munchen e kanë ngritur Edmond Kapllanin në pozitën e dytë të renditjes së golashëneusve më të mirë në Bundesliga 2. Me shtatë golat e shënuar sulmuesi i kombëtares shqiptare renditet pas partnerit të tij të sulmit te skuadra e Karlsruhe, italianit Giovanni Federico, që ka shënuar një gol më shumë se Kapllani.
Durrsaku 24-vjecar ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit.