Përveç kundërshtarit në luftë edhe me të ftohtit

Nga Ejup LLUMNICA
Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Përvec, sfidës që kishin kundër kundërshtarit futbollistët në këtë jave janë ballafaquar edhe me të ftohtit e madh që po mbretëron në vendin tonë. Sido që të jetë edhe përkundër kësaj, adhuruesit e futbollit patën rast t'i shohin disa takime mjaft interesante ku nuk munguan as golat e as atmosfera e mirë e shikuesve. Ndeshja kryesore e kësaj jave padyshim ishte ajo në Mitrovicë, ndërmjet Trepcës '89 dhe Trepcës, kur përvec, lojës dhe golave të shumtë solli edhe një atmosferë të shkëlqyeshme në shkallët e stadiumit. Rreth 7 mijë shikues vërtet nuk dinin për cilën skuadër të anonin, pasi që kishin kaluar shumë vite kur në stadiumin e Mitrovicës, përballeshin dy skuadra mitrovicas. Ishte Trepca '89 që doli më e suksesshme në këtë takim pasi që shënoj fitore me rezultat 3:2, mirëpo bazuar në atë cka u tregua në fushë, rezultati mbeti në planë të dytë, pasi që më lojën dhe sjelljen e paraqitur në terren vërtet shikuesit nuk kanë arsye të mos vijnë në stadiume. Takim tjetër mjaft interesant ishte edhe ai ndërmjet Besës, dhe Kosovës së Vushtrrisë. Ishin vushtrriasit që dy herë arritën të kalojnë në epërsi, mirëpo jo edhe ta mbajnë deri në fund këtë, pasi që kampionin aktual, fillimisht arritën të barazojnë rezultatin për të kaluar më pas në epërsi prej dy golave duke e bërë këtë fitore mjaftë bindëse 4:2. Prishtina, ashtu sic është pritur ka has në një rezistencë të madh në Prizren në përballje me Lirinë, të cilët vërtetë treguan lojë angazhuese madje edhe të parët arritën të kalojnë në epërsi, por ja qe "bardhekaltërit" nuk u dorëzuan dhe me lojë të mirë barazuan rezultatin dhe në minutat e fundit shumë lehtë edhe kanë mundur të marrin pikë të plota. Flamurtari ka vazhduar me lojëra të mira, ata edhe ne Ferizaj ishin të pathyeshëm, të cilët nga kjo fushë e papërshtatshme dolën të pamposhtur duke mbyllur ndeshjen me rezultat 1:1, dhe me plotë të drejtë llogariten si njëra nga skuadrat që pretendon kreun e tabelës. Besiana, para adhuruesve të vetë ka arritur të shënojë fitore kundër Shqiponjës me rezultat 2:1. Adhuruesit llapjanë mund të thuhet se përvec që iu gëzuan fitores së Besianës ata patën edhe një arsye më shumë pasi që skuadra tashmë duket se është stabilizuar pas kthimit në skuadër të disa futbollistëve mjaft cilësor të cilët kishin refuzuar të paraqiten në ndeshje për shkak të mungesës së pagave. E vetmja skuadra e Hysit ishte ajo që shënoj fitore si skuadër mysafire. Llapjanët në Prishtinë me dy golat e Kushtrim Munishit, mundi Kosovën e Prishtinë se cila assesi nuk është duke e gjetur vetën. Skuadra që shkaktoj befasi në këtë javë ishte ajo e Vëllaznimit e cila luajti baras në Skenderaj kundër Drenicës 4:4, duke ia vështirësuar kështu punën edhe më shumë "kuqezinjve" të Drenicës. Skudrat tjetër Gjilani edhe pse shumë vështirë megjithatë ariti të marr pikë të plota në përballje me KEK-un shumë të disponuar në javët e fundit.