Papen: “Bufon e meriton 300%”

Zhan Pier Papën, një nga sulmuesit më të mirë francezë të gjitha kohërave, shpreson se Xhanluixhi Bufon do të kurorëzohet si fituesi i ri i "Topit të Artë", më 27 nëntor. Ditët e fundit, dy futbollistë të tjerë të Kombëtares franceze, Mishel Platini dhe Didier Deshapms kanë shprehur preferencën e tyre për portierin e Juventusit dhe kamppionin e Botës me Italinë. Zhan Pier Papën, trajner i Strasburgut (fitues i Topit të Artë në vitin 1991) thotë: "Xhanluixhi Bufon është favoriti im. Ai ka bërë një kupë të madhe botë. Ai e meriton 300%. Në vendin e dytë unë do të vendosja Frenk Lampard, që mund ta vendosësh edhe në vendin e parë. Në vendin e tretë, Ronaldinjo, pasi ai mbetet një gjeni".
Konkurencë e ashpër
Konkurenca për të fituar "Topin e Artë" është shumë e ashpër sipas "France Football". Votimi për pasuesin e Ronaldinjos është hapur qysh më 16 tetor dhe publikimi i listës së 50 kandidarve për fitimin e "Topit" të 51 të artë është në votim e sipër. 52 juri europiane (një votë për cdo vend anëtar të UEFA) kanë dhënë mendimin e tyre, ndërkoqë zyrtarizimi i rezultatit do të shpallet më 27 nëntor.
Rezultatet e 2006
Juria e "France Football" ka shuëm javë në dispozicion për të reflektuar, zgjedhur dhe dezinjuar pasuesin e Ronaldinjos, laureuar në vitin 2005 me 225 pikë, përpara Frenk Lampard (148 pikë) dhe Stiven Xherard (142).