E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minuta fatale 92 i heq tri pikë Dumitreskut

Daniel Xhafaj me golin e shënuar në minutën e 92' të takimit i hoqi nga duart tri pikët e cmuara Apolonisë vendase, që deri në atë moment kryesonte me meritë 2-1. 20-vjecari Agim Meto shënoi golin e parë për ekipin e rumunit Silviu Dumitresku në minutën e 13-të, për faj të portierit durrsak Xhevair Kapllani. Me rezultatin 1-0 u mbyll dhe pjesa e parë. Në 45 minutat e dyta, Apolonia ishte sërish më këmbëngulëse teksa Hyso goditi fort, Kapllani nuk arrin ta devijojë topin që mbërriti mbi vijën fatale, teksa një mbrojtës largoi topin. Fierakët pretendojnë për gol, ndërsa gjyqtari Aranit Lulaj, bëri shënjë që loja të vazhdonte. Apolonia këmbëngul dhe Sabino Plaku godet shtyllën horizontale. Në minutët e 70-të Teuta, në një ditë të errët pas atij shkëlqimi me Dinamo, përfitoi një penallti me anë të sulmuesit Bledar Mancaku, ndërsa pankina fierake protestoi sërish. Mancaku goditi saktë nga pika e bardhë dhe rezultati kalon në 1-1. Në të 79' tiranasi i fierakëve Sabino Plaku shmangu mjeshtërisht dy mbrojtës durrsakë, goditi fort nga 16 metra dhe topi përfundoi në trekëndësh. Kur fitorja e Apolonisë po dukej një formalitet, goleadori Daniel Xhafaj përfitoinga hutimi i mbrojtjes fierake duke shënuar në minutën e dytë shtesë të akorduar nga gjyqtari i katërt Tanush Latifi. Daniel Xhafaj,u ngjit në kuotën e tri golave personalë, ndërsa Bledar Mancaku dhe Sabino Plaku shënuan golat e tyre të dytë në këtë sezon.
Goli i Xhafaj ishte një gol me shumë vlerë për Teutën që e mbajti në kuotën e 5 pikëve, po aq sa Tirana dhe Vllaznia. Apolonisë i mbetet të gëzohet për pikën e parë në këtë sezon dhe të trishtohet për vendin fundit, kur dhe Kastrioti pas barazimit të me Shkumbinin ndodhet në kuotën e 2 pikëve.
Të mërkurën Apolonia do të ndeshet për Kupën e Shqipërisë me Bilisht Spor në transfertë, ndërsa Teuta do të jetë mysafire në Gramsh.
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE
56 ndeshje: 16 fitore Apolonia, 15 barazime, 25 fitore Teuta. Golat: 57-72.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›