E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini rreziston në Krujë, vazhdon kryesimin

Shkumbini arriti të rrezistojë në Krujë përballë Kastriotit vendas, që bëri të pamundurën për të ndalur kruesuesit befasuesë të Kategorisë Superiore. Pas humbjes 7-3 me Tiranën ekipi i Ramazan Ndreut u përball me ekipin e Vasil Bicit, që dhe njëherë tjetër dëshmoi se është një nga trajnerët më të pjekur të Superligës. Erjon Rizvanolli për Shkumbinin dhe Orjand Abazaj dhe Xhanuari Ziambo për Kastriotin ishin protagonistët e një ndeshje që dhuroi shumë emocione por nuk pati gola. Shkumbini luajti për shumë minuta me 10 lojtarë pas daljes më katon të kuq, pas dy të verdhave të mbrojtësit Roland Dervishi. Portieri i Shkumbinit, Ervin Llani ishte dhe heroi i ndeshjes, kur shpëtoi portën e tij në shumë raste duke i dhënë mundësinë ekipit të tij që dhe pas kësaj jave të qendrojë në krye të renditjes.
Të mërkurën për Kupën e Shqipërisë, Shkumbini do të ndeshet me Sopotin në Librazhd, ndërsa Kastrioti do të jetë mysafir te fqinji i tij, Laci.
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE
3 ndeshje: 0 fitore Kastrioti, 2 barazime, 1 fitore Shkumbini. Golat: 1-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›