Java 10 - java e triumfit të ekipeve të ardhura nga Kategoria e parë

Nga Franc Hoxha
Java e 10-të e Kategorisë Superiore ishte një javë e rëndësishme, që dhuroi rezultate surprizë, por rihapi dhe kampionatin. Java e 10-të mund të quhet pas asnjë mëdyshje si java e triumfit të ekipve të ardhura nga Kategoria e parë, të cilat arritën 2 fitore, 1 barazim dhe një humbje në sekondat e fundit të takimit. FLAMURTARI Fitorja në shtëpi e Flamurtarit të vendit të parafundit me kryesuese e Superligës dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, Tiranën, si dhe fitorja në transfertë e Apolonisë së vendit të fundit ndaj Vllaznisë vendase dhe finaliste e Kupës së Shqipërisë në edicionin e kaluar, ishin dy nga rezultatet më befasuese të 60 ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Kategorinë Superiore. Dy rezultate pozitive që thyen hemogjininë e ekipeve të mëdha, por dhe të konsideruara të pathyeshme. Flamurtari, ka meritën se përmbysi dizavantazhin e pjesës së parë, duke e cuar madje rezultatin deri në 3-1, pak minuta para përfundimit të Flamurtari-Tirana (rezultati final 3-2), por nga ana tjetër la "lakuriq" një Tiranë me dhjetra probleme të fshehura nën "petën" e donatorëve. Një fitore e vlonjatëve, e treta në dhjetë javë, por që sigloi dhe humbjen e parë të rekordmenevë shqiptarë. Tirana, më përjashtim të fitores së bujshme me Kastriotin (7-3) ka vuajtur jo pak për të marrë pikët maksimale me Apoloninë (3-1), Luftëtarin (1-0) APOLONIA Të njëjtat konsiderata mund të thuhen edhe për Apoloninë e Fierit, që nën drejtimin e teknikut Dhimitër Papuciu arriti të kryesojë (2-0) dhe të mposhtë Vllazninë (2-1), në shtëpinë e saj, dhe që ndoshta rumuni i shkarkuar, Silviu Dumitresku nuk do ta kishte arritur kurrë kundër trajnerit gjerman të Vllaznisë, Ulrih Shulze. Apolonia, që nuk kishte mundur të marrë qoftë edhe një pikë të vetme në transfertë para ndeshjes më Vllazninë (5 ndeshje, 5 humbje) arriti t'u shkëpusë shkodranëve tri pikë të konsideruara prej tyre si 100 përqind të sigurta. Kjo ndeshje rikonfirmoi edhe njëherë vlerat e sulmuesit 21-vjecar Sebino Plaku, që me dy golat e tij në "Loro Borici" e konfirmuan atë si golashënuesin e dytë më të mirë për momentin pas sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihit (10 gola). KASTRIOTI Qysh kur skuadra krutane ka rënë në duart e teknikut Petrit Haxhiaj, ajo vazhdon të ngjitë shkallët e "përpjeta" të klasifikimit. Kastrioti vazhdon të mbetet i pathyeshëm në shtëpi. Në gjashtë javë: 5 barazime dhe një fitore. Barazimi i fundit është ai kundër tri herë fituesëve të Kupës së Shqipërisë, Teutës së vendit të tretë, ekipit të vetëm që nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë kampionat. Por, përpara durrsakave pa tri pikët nga stadiumi "Kastrioti" dolën edhe Partizani (15 hërë kampion i vendit) si dhe Vllaznia (finalistja e fundit e Kupës së Shqipërisë). LUFTËTARI Skuadra gjirokastrite është ekipi më i mirë i renditur nga katër ekipet e riardhura nga Kategoria e Parë. Luftëtari, me 13 pikët e grumbulluara në 10 javë renditet në vendin e gjashtë. Roli i teknikut Ilir Spahiu është shumë thelbësor. Luftëtarin, së bashku me Teutën ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, teksa ka pësuar vetëm 8 gola në 900 minuta, pra më pak se një gol për ndeshje (1 gol në 112 minuta), kur këtë tregues Tirana e vendit të parë e ka: 13 gola në 900 minuta lojë (1 gol në cdo 69 minuta), apo Apolonia e vendit të fundit me 22 gola në 900 minuta (1 gol në cdo 40 minuta). Humbja e fundit me kampionin e vendit, Elbasanin në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" u regjistrua vetëm në sekondat e fundit të një takimi që zgjati plot 98 minuta (përfshirë shtesat). NDESHJET E JAVES 10 Flamurtari-Tirana 3-2 Vllaznia-Apolonia 1-2 Kastrioti-Teuta 1-1 Elbasani-Luftëtari 1-0