Skerdilajd Curri, ”thatësira” vazhdon

Rishfaqet sulmuesi Skerdilajd Curri. Kavajasi që aktivizohet në Bundelsigën 2 gjermane, me Erzgebirge Aue ka luajtur për 17 minuta në takimin e ekipit të tij kundër FC Augsburg, ndeshje e mbyllyr në barazim 1-1. Shtatshkurtëri 31 vjecar, ende nuk ka shënuar asnjë nga 12 golat e shënaur nga ekipi i tij. Në tetë ndeshjet e aktivizuara gjatë këtij sezoni, trajneri Shedlich e ka futur pesë herë si zvëndësues. Erzgebirge Aue, ndryshe nga Karlsruhe e Edmond Kapllanit që ndodhet në vendin e parë (24 pikë), ndodhet në vendin e 13-të me 11 pikë në 10 takime, ndërkohë që vendin e fundit e mban Eintraht Braunshvajg i Bekim Kastratit.