E Diel, 1 Nëntor 2026

Proteste ne dyert e Kryeministrise. Peshengritesit Afat deri te premten

Ultimatumi Kombetarja vazhdon te kercenoje me bojkot te Boterorit 2010 nese nuk plotesohen kerkesat

Shtanga shqiptare rrezikon ta shohe veten ne kaos. Peshengritesit elitare ne vend vazhdojne te kercenojne se do te bojkotojne pjesemarrjen ne Boterorin 2010 qe do te startoje me 17 shtator ne Antalia te Turqise nese kerkesat e tyre nuk plotesohen. Gjate mengjesit te djeshem ata jane paraqitur perpara Kryeministrise duke bere te ditur se dita e premte eshte afati i fundit per plotesimin e kushteve qe peshengritesit e Kombetares shqiptare dhe trajneret e tyre kane vendosur. Me medaljet qe paraqesin triumfet ne kampionatet boterore dhe europiane te varura ne qafe dhe te mbeshtetur nga nje grupim i tifozeve kuqezi ata kane pritur per disa ore ne dyert e organit ekzekutiv. Me ne fund nje pjese e perfaqesuesve ne kete proteste jane takuar me keshilltarin e Kryeministrit Berisha Neritan Ceken. Ne biseden e improvizuar shtangistet kane paraqitur listen me kerkesat e tyre qe lidhen me shperblimet financiare apo dietat ushqimore. Erkand Qerimaj i cili eshte shfaqur si me aktivi ne proteste deklaroi per mediat se kerkesat e sportisteve jane elementare. Peshengritesi i mirenjohur shkodran qe eshte edhe nje prej emrave me te spikatur te perfaqesueses deklaroi Dita e premte eshte afati i fundit per plotesimin e kerkesave tona edhe sepse me pas starton Kampionati Boteror ne Antalia. Nese kjo ceshtje nuk do te gjeje zgjidhje ne jemi te vendosur qe te mos paraqitemi ne aktivitetin qe do te zhvillohet ne Turqi. Tashme presim te takohemi me Kryeministrin Sali Berisha dhe presim nje pergjigje per kerkesat tona te cilat jane elementare per peshengritesit ne mbare Europen.

Shtangistet shqiptare kerkojne marrjen e trajtimit ushqimor per dy muajt e fundit dhe presin qe kjo te shoqerohet me nje kontrate qe minimalisht duhet te jete 6-mujore. Ata kane percaktuar qe trajtimi te jete minimalisht ne 50 mije leke te reja nga 15 mije qe eshte aktualisht ndersa per sportistet me te mire kjo shifer mund te shkoje ne 200 mije leke te reja. Por pretendimet e tyre shkojne edhe me tej shperblimet per medaljet e fituara eshte nje tjeter pike te ciles i kushtohet rendesi. Pakenaqesite per kete pjese jane shfaqur prej kohesh ndersa beteja e sportisteve vazhdon pasi deri me tani ajo ka rene ne vesh te shurdhet. Mundja e krahut po zhvillohet edhe per sigurimin e nje vendi pune ne garde ose polici per peshengritesit medaliste ashtu sic ka ndodhur me Pirro Dhimen ne Greqi pas triumfeve ne pedane ka marre grada te larta ne ushtrine helene. Nje tjeter kerkese eshte qe vitet e kaluara ne sport te njihen si vite pune.

Pjesemarrja e peshengritesve ne Antalia 2010 eshte shume e rendesishme. Bojkoti nga sportistet do te sillte ndeshkime ndoshta edhe perjashtime per shtangistet dhe per federaten. Nderkohe nepermjet Kampionatit Boteror sportistet shqiptare kane shansin qe te grumbullojne piket e nevojshme per tu kualifikuar ne Lojerat Olimpike 2012 ne Londer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›