Partizani ne ajer vendimi te premten
Sezoni ka nisur por Partizani vazhdon te jete ne ajer. Skuadra eshte bere viktime e dy aksionereve Albert Xhani dhe Paro Laci qe pas konfliktit per drejtimin e klubit kane krijuar dy skuadra te ndryshme per kete edicion te Kategorise se Pare. Ceshtja eshte mjaft komplekse dhe shume e veshtire per tu zgjidhur. Kjo eshte arsyeja perse Federata Shqiptare e Futbollit ndryshe nga sa kishte bere te ditur e ka shtyre serish marrjen e vendimit se cilin ekip do te federoje. Edhe pse gjate dites se djeshme pritej qe mjaft pikepyetje te zgjidheshin institucioni qe drejton sportin me popullor ne vend ka kerkuar kohe deri te premten. Komiteti Ekzekutiv ka kerkuar me teper kohe per te shqyrtuar ne menyre me te detajuar dokumentacionin qe eshte paraqitur mes te cilave figurojne vendime te Gjykates se Tiranes dhe te Qendres Kombetare te Regjistrimit QKR.
Ne anen tjeter shefi i sektorit te garave Ilir Shulku ka bere te ditur se federata do te konsultohet me nje studio ligjore per te zgjidhur kete problem. Vendimi per Partizanin eshte shtyre pasi me pare duhet te konsultohemi me nje studio ligjore deklaroi pergjegjesi per mbarevajtjen e kampionatit te futbollit ne Shqiperi. Nderkohe aksioneri Paro Laci i cili eshte njohur me vendim gjykate si administratori i skuadres se kuqe ka dorezuar nje kerkese ne Gjykaten e Tiranes. Ai pretendon nga kjo e fundit marrjen e nje vendimi final ne menyre qe Partizani te nise normalisht kampionatin. Per shkak te luftes mes drejtuesve FSHF vendosi te shtynte per nje periudhe te pacaktuar ndeshjen e javes se pare te kampionatit ku kryeqytetasit do te luanin me Pogradecin.