Specialistet qe shkelin kontraten do te penalizohen
Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka konstatuar se disa qendra shendetesore ne vend nuk po e zbatojne kontraten e firmosur mes tyre. Shkeljet e kontrates verehen kryesisht nga mjeket specialiste. Nga nje kontroll i detajuar qe ka kryer Drejtoria e Kontrollit te Jashtem ne ISKSH eshte vene re se mjeket specialiste nuk hapin kartela per te semuret kryejne vizita pa rekomandim te mjekut te familjes nuk argumentojne venien e diagnozes e te mjekimit dhe nuk zbatojne protokollet e perdorimit te barnave ashtu sic parashikohet ne kontrate.
Qe nga fillimi i vitit e deri me tani ISKSH-ja ka penalizuar 166 mjeke per shkelje te pikave te kontrates ne fuqi.
Keta mjeke i perkasin Qarkut te Tiranes Beratit Kucoves Skraparit Fierit Vlores Shkodres dhe Korces.
Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka caktuar si prioritet te punes se saj gjate ketij viti kontrollet e vazhdueshme dhe te befasishme per gjetjen e shkeljeve dhe parandalimin e tyre.
Nga ana tjeter ky institucion premton se do te permiresoje transformimin e kontrollit duke u bazuar ne kontratat qe ISKSH-ja lidh me ofruesit e sherbimeve shendetesore ndaj te siguruarve.