E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapllani: një gol, një asist, dy shtylla

Edmond Kapllani duket në formë të shkëlqyer gjatë miqësoreve të ekipit të tij, Augsburg, përpara se të mbërrijë në Shqipëri për ndeshjen kundër Uzbekistanit. Sulmuesi durrsak ishte protagonist në miqësoren e fituar 4-1 kundër skuadrës zvicerane të Kategorisë së Dytë, Vinterthur. Edhe pse shënoi golin e katërt të Augusburgut (në minutën e 87-të), Kapllani goditi dy herë shtyllën (12’ dhe 63’) dhe dha asistin e golit të realizuar nga Goran Sukalo. Kapllani u tregua shumë aktiv gjatë ndeshjes, duke u shfaqur dhe rrezikuar portën disa herë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 04 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›