Kapllani sjell Juven në Shkodër

Nga Molgen Balena
Tre agjentë të tre klubeve të rëndësishëm në Evropë do të jenë nesër në tribunën qendrore të stadiumit të Shkodrës për të ndjekur nga afër paraqitjen e Edmond Kapllanit. Juventus, Majorka dhe Porto janë kontaktuar nga menaxheri me origjinë shqiptare Nusrtet Jashari (që operon në nivele të larta në kontinent) dhe pasi kanë evidentuar të dhënat paraprake për formën e futbollistit kanë vendosur që të udhëtojnë drejt Shqipërisë me një mision të vecantë. Lajmin e konfirmon Federata Shqiptare e Futbollit: "Po, të tre klubet kanë kërkuar zyrtarisht me faks biletë për ndeshjen e nesërme". Tratativat Nusret Jashari nuk është menaxheri personal i Kapllanit, megjithatë ai operon në stil të vecantë në këtë fushë. Më shumë si ndërmjetës sesa menaxher personal lojtarësh, ai ka besueshmëri të lartë në skuadrat e mëdha të Evropës. Pasi ndoqi zhvillimin galopant të futbollistit shqiptar Jashari prej gati një muaji ka vendosur kontakte me lojtarin dhe me disa klube. Qëllimi final është kalimi në një skuadër tjetër evropiane në qershor. Jashari është takuar vetë dy herë me lojtarin në Gjermani dhe ka marrë OK e bomberit për të qenë ndërmjetës në pista të vecanta. Ardhja e agjentëve të Juves, Portos dhe Majorkës nuk do të thotë detyrimisht se këto klube e kanë qëllim primar blerjen e Kapllanit. Përkundrazi, nesër në mbrëmje jo vetëm këto skuadra, por edhe shumë të tjera të mëdha do të kenë të shpërndarë në kontinent agjentët e tyre. Gjithsesi, ardhja e "zyrtarëve" të këtyre klubeve është një vitrinë interesante jo vetëm për Kapllanin, por për të gjithë lojtarët në fushë, shqiptarë e sllovenë bashkë. Merkato Kapllani asnjëherë nuk ka thënë hapur emrat e skuadrave me të cilat ka patur kontakte. Ka qenë diplomat në përgjigjet e tij kur ka përmendur se e rëndësishme është se: "Po shkojmë në Bundesligë, që është një hap i madh i karrierës time. Megjithatë nuk di nëse do të qëndrojë apo jo te Karlsruhe. Kurrë mos thuaj kurrë". Kapllani duhet medoemos që bashkë me klubin, këtë verë të zgjidhë një herë aventurën e tij në kontratë. Duke qenë se kontrata i skadon në vitin 2008, klubi do të provojë ta shesë ose të rinovojë me të. Nëse nuk e shet, ose nuk rinovon atëherë ka gjasa që në 2008 ta humbasë me parametra zero. Kjo duket e vështirë se do të ndodhë. Rritja Një ngjitje me ritme të shpejta të Edmond Kapllanit. Sulmuesi, i cili aktualisht luan për Karlsruhen në Bundesligën 2 gjermane, e nisi karrierën te NK Rijeka në Kroaci, ku ishte larguar që i vogël. Më pas u kthye në Shqipëri, ku luajti te Partizani për pesë sezone (1999-2003), për kaluar më pas te Besa e Kavajës gjatë sezonit 2003-04. Paraqitjet me nivel në radhët e skuadrës kavajase i shërbyen si trampolinë për të kërcyer në Gjermani. Aty ku tërhoqi vëmendjen e gjermanëve të Karslruhes, në radhët e të cilëve shpërtheu cilësitë e tij. Për Karlsruhen ka luajtur 47 ndeshje në Ligën e dytë gjermane dhe ka shënuar 11 gola. Për kombëtaren shqiptare ka shënuar katër herë dhe u tregua i suksesshëm në ndeshjen kundër Ukrainës (2-2). Mobilizimi Duket se rritja galopante e golashënuesit të Karlsruhes në Bundesligën 2 gjermane, i cili parashikohet të luajë si titullar në ndeshjen ndaj sllovenëve, nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga zbuluesit e klubeve më të rëndësishëm evropianë. Në këtë situatë, Kapllani bashkë me lojtarët e tjerë kuqezi do të luajnë jo vetëm për një rezultat sa më pozitiv, por edhe për të fituar sa më shumë interesin e të dërguarve të ekipeve evropiane, që do të jenë të pranishëm në stadiumin "Loro Borici". Sidomos, duke patur parasysh që bëhet fjalë për klube të mëdha si Juventusi, Majorka e Porto. Kapllani do t'i rriste kuotimet e tij po të shënonte ndonjë gol. Zanat që e ka bërë pa shumë vështirësi gjatë këtij sezoni në Gjermani. Juventus President: Xhovani Koboli Xhili Trajner: Didier Deshamp Adresa: Corso Galileo Ferraris 32-10128 Torino Trofe evropianë të fituar: Kupa Interkontinentale 1985, 1996; Superkupa UEFA 1984, 1996; Champions League 1984/1985, 1995/1996; Kupa e Kupave 1983/1984; Kupa Uefa 1976/1977, 1989/1990, 1992/1993 Porto President: Horge Nuno Pinto Da Kosta Trajner: Jesualdo Ferreira Adresa: Estádio do Dragão, Via F.C. Porto Entrada Poente, piso 3 4350-451, Oporto Trofe të fituar në Evropë: Kupa e Kampioneve 1986/87, Champions League 2003/04, Kupa EUSA 1987, 2004, Superkupa e Evropës 1987/88, Kupa UEFA 2002/03 Majorka President: Vicenc Grande Garau Trajner: Gregorio Manzano Adresa: Camí dels Reis s/n Estadio Son Moix 07011, Palma De Majorka Trofe të fituar në Evropë: Nuk ka