Bariç, slloveneve: Po i beni gropen vetes

Nga LEDJO SEFERKOLLI
Edhe nga shtrati, trajneri I kombëtares shqiptare nuk mund të qëndrojë pa folur. Është e cuditshme, kur me 100 mjekë mbi kokë, numri një I bankinës shqiptare gjen kohë edhe të thumbojë kundërshtarët tanë për takimin e nesërm në "Loro Borici". Vetë ai nuk do të jetë fizikisht, por kjo nuk e pengon aspak numrin një të Shqipërisë për t'I qëndruar afër skuadrës, duke përdorur si mjet komunikimi celularin e tij.
Në një intervistë të dhënë për faqen e internetit "nogomania.si", Baric ka deklaruar se cdo ditë flet me ndihmësin e tij Kovacic, por edhe me lojtarët kryesorë të kombëtares. "Nuk do të jem në Shkodër për shkak të gjendjes sime jo të mirë shëndetësore – ka deklaruar Baric që ka treguar se nuk e njeh mirë gjuhën sllovene – gjithsesi, kjo nuk më pengon të komunikoj me skuadrën. Cdo ditë flas 15 minuta me ndihmësin tim Kovacic dhe të njëjtën gjë bëj edhe me 3-4 futbollistë të skaudrës ku flas gjërë e gjatë për gjendjen ku ndodhemi".
Megjithatë, ky është vetëm fillimi, pasi Baric I ka lënë batutet për më pas, aq sa media sllovene deklaron se Oto po bën një luftë psikologjike.
Numri një I bankinës së Shqipërisë ja ka bërë të qartë sllovenëve se në Shqipëri do të jetë një ferr I vërtetë për ta. "E njoh mjaft mirë gjendjen, pavarësisht se nuk mundem fizikisht. Sllovenia do të shohë ferrin me sy në Shqipëri. Me sa di unë të gjithë e dinë se shqiptarët janë një arrë e fortë",- ka vijuar më tej trajneri I kombëtares shqiptare.
Deklarata të tilla të trajnerit tonë janë interpretuar në mënyra të ndryshme në shtypin slloven, madje "nogomania.si" e komneton një gjë të tillë si një deklaratë të denjë për një ndeshje boksi.
keta thote edhe se barici po ben lufte psikologjike. "Barici i njeh rrengjet e futbollit – shkruan "nogomania" - goditjet poshtë brezit nuk i mungojnë Baricit".
Por, trajneri ynë nuk ndalet këtu, duke vijuar me sulmin frontal kundër Sllovenisë. Ajo që e ka nxehur tej mase trajnerin tonë kanë qenë deklaratat e bërë nga kolegu I tij Matjaz Kek, I cili ka deklaruar vazhdimisht se skuadra jonë ka probleme të mëdha në repartin e mbrotjes.
I menjëhershëm ka qenë reagimi I Baricit, I cili ka deklaruar se nënvlerësimi që po I bëhet Shqipërisë është gabimi më I madh që po bën skuadra e Sllovenisë.
"Me sa po shoh sllovenët po na nënvlerësojnë, por ky është gabimi më I madh që ata po bëjnë. Të nënvlerësosh një skuadër si e jonë është një idiotësi – ka përfunduar trajneri I kombëtares shqiptare – mendoj se kështu sic po mendojnë sllovenët, po I bëjnë gropën vetes"