Janar, pas nje viti interesi i bonove te thesarit poshte 9%
Per here te pare ne harkun e nje vit interesi i bonove te thesarit letrave me vlere te qeverise ka rene nen 9 per qind. Ne ankandin e fundit, letrat me vlere te qeverise me afat, maturimi 1 vjecar kushtuan 8.98 per qind nga me shume se 9 per qind qe ishin ne ankandin e fundit te Bankes se Shqiperise. Kjo sipas autoritetit qendror bankar ka si shkak kerkesen jo te larte te qeverise per financimin te brendshem, pasi dihet tashme si ne muajin janar nuk ka fluks te larte investimesh. Nga ana tjeter situata e likujdietit ne sistemin bankar vendas eshte permiresuar ndjeshem ne krahasim me vitin e kaluar. Gjithsesi interesi i borxhit qeveritar vijon te jete i larte krahasuar me mesataren e 6 viteve te fundit. Viti qe shkoi u shoqerua me nje rritje te madhe te interesave te kredive ne tregun e jashtem dhe ate te brendshem si rezultat i efekteve negative qe dha kriza financiare nderkombetare. Kriza ndikoi ne qarkullimin e lire te parase dhe per pasoje ekonomia ne te gjithe boten u perball me mungese likuiditetesh. Qeverite dhe ekonomia private ne teresi eshte vene ne veshtiresi per te financuar nevojat veta. Por renie e interesave te bonove te thesarit duket se eshte nje sinjal i mire, per qeverine dhe ekonomine ne teresi. Pasi interesa me te ulta per bonot do te thote interesa me te ulta per kredite ne leke. Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme, per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere; bono thesari dhe obligacione.