Prifti: Brace, rri urte se do tregoj per gruan tende
Ministri i Energjetikes, Dritan Prifti, ka pergenjeshtruar dje totalisht a akuzave, sipas tij qesharake, shpifese dhe te pabazuara te Partise Socialiste, e cila kerkon doreheqjen e tij, si pergjegjesin kryesor te permbytjeve ne Shkoder. "Te mendosh se, e kemi ruajtur ujin ne kaskaden e Drinit, per te bere biznes eshte qesharake. Me 26 dhjetor kam dale ne nje konference ku kam folur per situaten e renduar. Rregullorja per menaxhimin e Kaskades se Drinit u zbatua me perpikmeri", u shpreh Prifti. Kreu i energjetikes, akuzoi kreun e PS-se Edi Rama dhe deputetin socialist, Erjon Brace per shpifje ndaj tij. Prifti theksoi se ne Turqi udhetoi per arsye shendetesore familjare. "Kam qene disa here ne Turqi gjate muajit dhjetor me leje te kryeministrit dhe kam leshuar urdhra te posacem per te menaxhuar situaten. Edhe sot babai im ndodhet ne Turqi, sepse ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale. Une nuk kam moralin e Edi Rames te braktis familjen ne menyren si e ka braktisur ai", tha Ministri Prifti. Ai tha se, kam qene deshmitar personal kur Meta i tha Rames, duhet te takosh femijen tend. "Meta i ka thene se, nese nuk do takosh djalin tend nuk do te jesh kandidat i PS-se per Bashkine e Tiranes", tha Prifti. "Nuk deshiroj te hyj asnjehere ne ceshtjet familjare ndaj asnjerit, por po i them Erjonit publikisht. Nese edhe nje here tjeter do me bjere ne qafe mua apo ketyre njerezve qe punojne me ndershmeri 24 ore ne dite, une do t'i tregoj gjithe publikut shqiptar pse nusja e Erjon Braces, ne ate kohe sekretarja e Metes dhe vartesja ime kur kam qene shef kabineti i Ilir Metes, u largua nga puna nga kryeministria. Ky eshte mllefi i Erjon Braces, qe vazhdon e shpif kunder meje dhe kunder gjithe ketyre njerezve qe punojne me perkushtim. Nuk kam per ta toleruar, deri tani kam dashur te ruaj familjen e tij, nuk kam ndehyre, por kete mllef nuk e duroj. Atehere do t'ia tregoj te gjithe shqiptareve pse e kemi larguar nga puna dhe pse pastaj i jam lutur une Ilir Metes qe t'i japim nje leter rekomandimi pozitive qe te fillonte pune ne OSBE. Nuk ka me tolerime me keta njerez qe vetem shpifin, qe kerkojne katastrofe per shqiptaret, me keta njerez qe perpiqen te pengojne Shqiperine, cdo ore dhe cdo dite me cdo veprim qe bejne, integrimin e vendit ne Evrope. Me keta njerez qe vetem braktisin, duhet te kemi vetem te verteten pa u stepur per asnje cast perpara te vertetes. Prokuroria ka filluar te merret me kete ceshtje dhe besoj se e verteta do te dale shume shpejt", perfundoi fjalen e tij Prifti.