E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapriçot e motit, shi e breshër në Vlore, përmbyten rrugët

VLORË- Është gusht dhe piku i verës, por kjo nuk i ndalon kapriçot e motit. Mësohet se sot në Vlorë, të gjithë pushuesit kanë boshatisur plazhet, si pasojë e një ere të fortë që ka nisur rreth mesditës.

Raportohet se më pas, era ia ka lënë vendin motit të keq me stuhi, shi e breshër. Shiu i rënë nuk ka larguar vetëm pushuesit nga plazhi, por mësohet se janë përmbytur edhe rrugët kryesore të qytetit.

Po ashtu bëhet me dije se nga era e fortë është rritur edhe forca e dallgëve të detit.

Për sa i përket temperaturave në qytetin bregdetar të Vlorës, ato sot janë 31 gradë me 22 gradë minimalja, ndërsa nesër pritet të ketë sërish një rritje me 3 gradë në vlerat maksimale, ditën e nesërme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›