Kapshtica e Kakavija dynden nga emigrantet

E hene 3 janar NOA- Fluks emigrantesh ne pikat doganore me Greqine pas perfundmit te festave shqiptaret u drejtohen pikave doganore per tu rikthyer ne vendet ku jetojne e punojne.
Ne Kapshtice radha eshte krijuar qe ne oret e para te mengjesit ku mesohet se kane dale rreth 5 mije persona dhe 1800 mjete.
Burime prane kesaj dogane konfirmojne per
agjencine e lajmeve NOA se pala shqiptare po punon me 6 sportele ndesra ajo
greke me 3.
Edhe pika doganore e Kakavijes ka njohur nje fluks te larte emigrantesh qe
dalin nga Shqiperia por pa u krijuar radhe te medha.
Rreth 5400 shtetas kane dale nga Shqiperia per tu drejtuar drejt Greqise nga kjo pike doganore dhe kane hyre rreth 2000 te tille.
Ajo qe vihet re eshte fakti se ende nuk ka nisur fluksi i kthimit te shqiptareve qe kane shkuar per te kaluar vitin e ri tek te afermit e tyre jashte shtetit.
a.y/NOA