Viti i Ri, atmosfere festive ne kryeqytet

Festive ka qene pamja e kryeqytetit te shqiptareve, kur akrepat e orës kane shënuar ardhjen e vitit 2011. Si gjithmonë festa është shoqëruar nga spektakli i krijuar nga hedhja e fishekzjarrëve. Ne ndryshim nga çdo vit tjetër, sheshi "Skënderbej", arena e festimeve ne natën e ndërrimit te viteve, ka qene i braktisur për shkak te punimeve. Festimet janë zhvendosur ne sheshin "Nene Tereza" dhe ne zonën e ish-bllokut. Pjesa me e madhe e shqiptareve kane preferuar ta kalojnë ne tryezën e familjes këtë feste. Por ka pasur edhe nga ata qe kane zgjedhur ambientet e lokaleve apo restoranteve me muzike live. Mes urimeve për njeri-tjetrin, qytetaret janë argëtuar deri ne orët e para te mëngjesit te datës 1 janar, duke shpresuar se ky vit i ri do t'ju sjelle shëndet, lumturi dhe begati. Edhe këtë 31 dhjetor, si çdo moment i ndërrimit te viteve, përdorimi i pakujdesshëm i fishekzjarrëve apo kapsollave, ka sjelle incidente. Ne urgjencën e Spitalit Ushtarak, mjeket kane konfirmuar raste me te pakta se zakonisht, por gjithsesi te pranishme. Shume njerëz kane shfaqur nervozizëm ndërkohë për shkak te përdorimit te mjeteve forta shpërthyese, zhurma e te cilave përfshiu për shume minuta gjithë Tiranen. Megjithatë edhe këtë radhe atmosfera festive arriti te mbuloje çdo pakënaqësi duka ia lënë vendin urimeve për një vit sa me te mbare.
Shpërndaje