Rritet ndjeshem numri i azilkerkuesve ne Gjermani
Berlin 2 Janar 2011 NOA/DW - Gjermania sipas vleresimit te autoriteteve duhet te llogarise per vitin e ri 2011 nje numer ngjashem te larte azilkerkuesish si vitin e kaluar.
Sipas te dhenave paraprake te Zyres Federale per Migracion dhe Refugjate ne Nyremberg kohet e fundit kishin kerkuar azil rreth 40.000 njerez gati 50 per qind me shume se sa me pare.
Udhetimi pa viza per serbet dhe maqedonasit ka bere qe te rritet numri i atyre qe kerkojne azil. Ne pothuajse te gjitha rastet praktikisht ata nuk kane pasur asnje shans suksesi si azilkerkues.
Para krishtlindjeve edhe per qytetaret nga Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina hyri ne fuqi levizja ne Evrope pa vize nenvizojne faktin autoritetet gjermane.