Mbarimi i festave, Tirana nis normalitetin
Tirana ka hyrë në një vit të ri kalendarik, duke mbajtur ende mbi shpatulla atmosferën festive, ndonëse jeta ka nisur të gjallërohet. Lëvizja e kalimtareve e lokalet e para që kanë hapur dyert, janë treguesit që jeta normalizohet.
TIRANE- Kryeqyteti ka nisur të zgjohet pas dy ditëve zbrazëtie që pasuan festimet e zhurmshme në ditën e ndërrimit të viteve. Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe shiut në rrugë, ndonëse ngadalë jeta po i rikthehet normalitetit. Kalimtarët janë shtuar dhe butikët e lokalet e para kanë nisur të rihapin dyert. Megjithatë trafiku mbetet ende i pa ngarkuar, ndoshta edhe për faktin se administrata publike rifillon normalisht punë vetëm ditën e hënë.
Provat më të dukshme të atmosferës festive që ka lënë kryeqyteti janë mbetjet e fishekzjarrëve të shpërthyera para dhe gjatë të gjithë natës së ndërrimit të viteve.
Ndërsa ato që të bien më shumë në sy në këto ditë të para të vitit janë dyqanet, veçanërisht ato të veshjeve të hapura me shpresën se mund të ketë ende nga ata që blerjen e dhuratës e kanë lënë pas festave. Kështu kryeqyteti ka hyrë në një vit të ri kalendarik duke mbajtur ende mbi shpatulla atmosferën festive, e cila duket se do të na shoqërojë edhe në këto dy ditë fundjave. (a.r/news24/balkanweb)