E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, arrestohet polici, kaloi në Greqi vrasësin

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Elbasan, çoi në pranga kontrollorin Ardian Çekiçi.

Ai akuzohet se ka ndihmuar të kalonte në drejtim të Greqisë të kërkuarin për vrasje, Bledar Muca, i cili akuzohet se ka vrarë shtetasin Ilir Rexhepi nga Elbasani. Policia e Korçës pritet të sqarojë arsyet e plota të arrestimit të kontrollorit.

Vrasja e Ilir Rexhepit ndodhi më 30 dhjetor në qendër të qytetit të Elbasanit pranë lagjes “Vullnetari”. 40-vjeçari Rexhepi u qëllua teksa po hynte në automjetin e tij i parkuar në rrugë. Atë ditë, policia nuk mundi të identifikonte vrasësin, ndërsa 15 persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje.

Viktima ishte presidenti i një shoqërie të Policisë private në qytet dhe njëkohësisht është vëllai i ish-policit të vrarë dy vjet më parë Roland Rexhepi, i njohur ndryshe si Doda.  Gjyqi i Dodës ende nuk ka përfunduar, ndonëse ka ndodhur që në 22 Korrik të 2009. Praprakisht, dyshohet se pista e vrasjes ka qenë për hakmarrje. /Start/

                                                                                             2012-01-04 09:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›