E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, kapen 122 kg hashash, në pranga dy persona

Vinë si turistë me valixhe me rroba e ushqime, i zëvendësojnë në kthim me drogë. Në pikën kufitare me shtetin grek, në Kapshticë, policia greke ka vënë nën pranga një shtetas grek dhe një shtetase gjermane për trafikim droge, ndërsa kanë sekuestruar 122 kg hashash.

Teksa udhëtonin me një rulot 45 vjecari dhe gruaja gjermane 46 vjece, menjëherë sapo kanë kaluar doganën shqiptare janë ndaluar nga pala greke, ku është bërë dhe sekuestrimi i lëndës narkotike. Policia bën të ditur se droga ishte ngarkuar në Shqipër,i pasi çifti kishte ardhur me pushime. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›