E Shtunë, 31 Tetor 2026

OJQ- të në Shqipëri, USAID: Pre e trysnisë politike

Tiranë- Sipas raportit të Agjencisë për Ndihmë Ndërkombëtare e Sheteve të Bashkuara të Amerikës, (USAID) për vitin 2011, OJQ- të shqiptare vijojnë të mbeten pjesë e trysnisë politike, apo organeve tatimore.

Sipas këtij raporti shumë Organizata Joqeveritare nuk kanë kapacitetin e duhur ekonomik për të mbijetuar, ndërsa në karahasim me vendet e Evropës ne renditemi mes vendeve me një qëndrueshmëri të dobët.
Një element që ka ndikuar negativisht mbi OJQ- të është kriza politike e vitit 2011, ku pjesë e saj është bërë edhe shoqëria civile, dhe mungesa e fondëve për këto organizata.

Gjatë prezantimit të raportit kanë qenë të pranishëm disa përfaqësues të OJQ- ve të cilët kanë thënë se është qeveria ajo që ushtron presion politik mbi ta, në lidhje me menaxhimin financiar të tyre.

Sipas këtij raporti në vendin tonë operojnë 1651 Organizata Joqeveritare të regjistruara në Drejtoritë e Tatimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›