E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani në Shkodër: Do të hetoj tragjedinë e Pukës

Insitucioni i Avokatit të Popullit do të nisë hetimet pas krimit të ndodhur në komunën Qelëz, ku u ekzekutuan 2 vellëzër dhe mbetën të plagosur 4 persona.
 

Deklarata është bërë nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe shoqatave te pajtimit të gjaqeve në qarkun e Shkodres.
 

Totozani ka deklaruar se policia dhe prokuroria ishin në dijeni të konfliktit, por nuk kanë reaguar dhe prandaj pritet të nisin hetimet nga ky institucion.
 

Totozani ka kërkuar nga të gjitha shoqatat që veprojne në qarkun e Shkodres që të bashkërendojnë sëbashku me institucionet e shtetit, në mënyrë që të luftohet fenomeni i gjakmarrjes në këtë qark.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›