Kapshticë, kapet i kërkuari për plagosjen e një 26-vjeçari

Një 23-vjeçar është ndaluar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi kërkohej për plagosjen e një personi.
Stiljan Tollkuci është prangosur nga policia pasi më datën 30 dhjetor të 2011-ës në ambjentet e një lokali, për motive të dobta ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale K.Z 26 vjeç.
Ndërkohë autori ndiqet në gjendje të lirë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë për veprime të mëtejshme.