Radhë në Kapshticë, pala greke punon vetëm me 3 sportele
KORCE-Vijon prej 2 ditësh fluksi i qarkullimit të udhëtarëve në pikën doganore të Kapshticës.
Pas radhëve dhe pritjes në pikën doganore të juglindjes, pasditen e djeshme fluksi i udhëtarëve u reduktuar për të rinisur sërish ditën e sotme.
Një numër i madh emigrantësh që po kthehen në Greqi pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe kanë hasur vështirësi në dalje të pikës kufitare të Kapshticës, për shkak të numrit të vogël të sporteleve të palës greke. Fluksi i madh u udhëtarëve nuk përballohet nga 3 sportelet, 2 në hyrje e 1 në dalje që janë hapur në anën greke të kufirit duke shkaktuar kështu një varg të gjatë makinash dhe pasagjerësh në tokën shqiptare dhe atë neutrale.
Pala shqiptare po vijon prej 2 ditësh punën me 9 sportele. Për të përballuar situatën, pala shqiptare ka nisur dhe një takim me homologët grekë me qëllim shtimin e numrit të sporteleve.
Në këtë pikë kufitare për rreth 24 orë kanë dalë rreth 4 500 emigrantë.
Nje situate me e qete njoftohet ne piken doganore te Kakavijes, ku te dyja palet, si ajo shqiptare dhe ajo greke po punojne normalisht me hyrje daljet ne vend.
(d.b/BalkanWeb)