Porti i Durrësit, emigrantët nisin të largohen në Itali

Qyteti i Durrësit e nis vitin e ri 2012 i qetë dhe pa probleme. E tillë paraqitet situata edhe në portin më të madh të vendit, ku ndonëse festa dalë ngadalë po zbehen e gjithçka po i rikthehet normalitetit të mëparshëm, fluksi duket se ende nuk ka nisur, siç pritej. Sipas burimeve nga autoritetet portuale në qytetin bregdetar të Durrësit, mësohet se gjatë ditës së sotme kanë dalë nga territori shqiptar rreth 2 mijë pasagjerë, si dhe rreth 1500 automjete. Burimet bëjnë të ditur se porti po punon me 12 sportele, ndërsa në dispozicion janë vënë 40 të tilla, për të përbvalluar fluksin e lartë që do të karakterizojnë portin në ditët e ardhshme. Po ashtu, mësohet se në funksion janë 4 tragete të linjës me shtetin italian, që transporton më së shumti emigrantët shqiptar, atu ku punojnë e jetojnë prej kohësh. Fluksi ende nuk ka nisur të rëndojë gjendjen, ndërsa pritet të evidentohet në ditët në vijim. Sa i përket masave paraprake nga policia portuale mësohet se uniformat blu janë vënë në gadishmëri të plotë, si dhe janë shtuar kontrollet për personat e inkriminuar e të shpallur në kërkim, sidomos nga Interpoli. Po ashtu masat janë marrë edhe për aksionet e antidrogës, pasi banzuar n eksperiancat e mëparshme shumë prej personave të implikuar në këtë çështje shfrytëzojnë këto momente të rënduara për të transportuar lëndë të ndryshme narkotike. Vetëm dy javë para mbylljes së vitit 2011 policia e Durrësit arriti të sekuestrojë rreth 1 mijë kilogram kanabis sativa.